Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë njëra prej tyre është futur në ambjentet e një kancelarie, ndërsa tjetra është përmbysur anës rrugës.

Raportohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe dy mjetet të tjera që ishin të parkuara.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërkohë si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në zonë.













