Grida Duma, ka reaguar përmes podcastit të saj personal ndaj akuzave të Flamur Nokës dhe qëndrimeve të Sali Berishës, pas debatit të brendshëm në Partinë Demokratike për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
Duma i ka cilësuar deklaratat e Nokës i cili e akuzoi se kishte bërë lobim dhe mbledhur firmat për Shabanin si pjesë e një loje politike për të devijuar vëmendjen nga dështimet e lidershipit të PD-së.
“Kishte dalë Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për Avokatin e Popullit.
Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë, nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak po e sigurtë.
Faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka, sepse e kanë bërë me arna dhe me logjikën e vet. Avokati i Popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real. Është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera,” – tha ajo.
Në podcastin e saj, Duma i është përgjigjur edhe Sali Berishës, i cili kishte justifikuar qëndrimin e Nokës dhe vendimet e PD-së për firmat e Shabanit.
“Del Sali Berisha dhe thotë: ‘E mbështetëm Shabanin se na ndihmoi për Florian Binajn’. Pastaj thotë: ‘Gabime bëjmë të gjithë’. Po si ndodh që gabimet e kreut falen, ndërsa ato të anëtarëve ndëshkohen? Si ndodh që kur gabon lart është ‘strategji’, por kur gabon poshtë, është ‘përjashtim’?” – theksoi Duma.














