• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lojëra fati, armë dhe sekret shtetëror/ Dënohet ish-kreu i SHISH Berat dhe djali i tij (EMRAT)

16:27 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar, ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror në Berat, Pandeli Shulla, dhe djalin e tij, Aleksandër Shulla, të akuzuar për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, mbajtjen pa leje të armëve dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror.

Pandeli Shulla u shpall fajtor për veprën penale të “Organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, duke e dënuar me 2 vite burgim, dënim i cili u ul me një të tretën dhe u pezullua, duke e vendosur në provë për 2 vite e 8 muaj.

Ndërsa Aleksandër Shulla u shpall fajtor për “Mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit” si dhe për “Tregimin e sekretit shtetëror nga personi që i është besuar”, duke u dënuar fillimisht me 6 muaj dhe 2 vite burgim. Pas uljes së dënimit me një të tretën, ai u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim, dënim i cili u pezullua dhe u shoqërua me një periudhë prove prej 2 vite e 8 muajsh.

Gjithashtu, Aleksandër Shulla u privua nga e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Hetimet

Lexo edhe:

Qytetarja në Berat nuk regjistron dot aktin e martesës, s’ka sistem në e-albania!

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

Sipas organit të akuzës, procedimi penal ndaj tyre nisi në vitin 2023, pas informacioneve të siguruara nga organet e hetimit se në një lokal në lagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit, i administruar nga Pandeli Shulla, zhvilloheshin aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve, u konstatuan disa kompjuterë në funksion, në ekranet e të cilëve shfaqeshin lojëra online të ngjashme me ato të kazinove virtuale, të aksesueshme përmes aplikacioneve apo programeve të instaluara dhe të lidhura në internet.

Hetimet u zgjeruan edhe në banesën e Aleksander Shulla, ku gjatë kontrollit policor u gjetën municione të kalibrit 7.62 mm, disa krehëra të mbushur me fishekë, si dhe dy pajisje USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”. A.Sh., i cili kishte ushtruar më herët detyrën e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, deklaroi se kishte dorëzuar armatimin pas largimit nga detyra në nëntor 2023, por kishte harruar të dorëzonte municionin, të cilin e kishte mbajtur si suvenir.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga Prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer sipas procedurave ligjore, fakt i provuar edhe nga dokumentacioni përkatës i dorëzimit. Po ashtu, u konstatua se dy materiale të gjetura në njërën prej USB-ve ishin të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administroheshin nga SHISH në kopje të vetme. Kopjimi dhe mbajtja e tyre jashtë strukturave zyrtare përbënte shkelje të rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria vlerësoi se ekzistonin prova të mjaftueshme për fajësinë e të pandehurve duke i shpallur fajtorë dhe dënuar.

Etiketa: Aleksandër ShullaBeratPandeli Shullashish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarja në Berat nuk regjistron dot aktin e martesës, s’ka sistem në e-albania!

20:54 : 20/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit

09:56 : 14/05/2026
AKTUALITET

Aksident në qendër të Beratit, makina përplas kalimtarin

15:40 : 08/05/2026
AKTUALITET

Motori përplaset me makinën në Berat, humb jetën 57-vjeçari (Emri)

13:48 : 04/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë në lagjet e Beratit, arrestohen 4 persona

11:37 : 21/04/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Berat, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

09:10 : 14/04/2026
Para

U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom