• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokati i Popullit/ Parlamenti shkatërroi procesin, votimi jo-kushtetues, 3 deputetë votuan “pro” për 2 kandidatë

16:58 : 13/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të paktën tre deputetë kanë votuar për dy kandidatura për Avokat të Popullit, duke vënë pikëpyetje të mprehta kushtetuese dhe ligjore mbi emërimin e Endri Shabanit në krye të institucionit.

Të enjeten e 11 Dhjetorit, Parlamenti votoi për gjashtë kandidaturat që kishin kaluar filtrin paraprak të Komisionit të Ligjeve; Endri Shabani, Besim Ndregjoni, Tartar Bazaj, Aranita Brahaj, Skënder Haluci dhe Adriana Kalaja.

Nga disa kalkulime të thjeshta të kryera nga “Boldnews.al”, rezulton që ka një handikap matematikor, i cili është në shkelje të hapur të Rregullores së Parlamentit, një akt që ka fuqinë e Ligjit.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Në foto (montazh): Endri Shabani dhe tabela e votimit në Parlament

Të dhënat zyrtare dhe nga ndjekja live e seancës parlamentare ku u emërua Avokati i Popullit rezulton se në votim kanë marrë pjesë minimalisht 86 deputetë (për Adriana Kalaja e Besim Ndregjoni), mesatarisht 87 deputetë (Tartar Bazaj, Aranita Brahaj, Skënder Haluci) dhe maksimalisht 88 deputetë (për Endri Shabanin). Pra, numri maksimal i deputetëve që kanë votuar, ka qenë 88.

Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se votat “pro” për kandidatët, pra votat që janë vendimtare për procesin, janë ndarë në mënyrë të tillë:

Endri Shabani             85 vota pro

Aranita Brahaj             4 vota pro

Skënder Haluci           1 votë pro

Tartar Bazaj                 1 votë pro

Besim Ndregjoni         0 vota pro

Adriana Kalaja            0 vota pro

Total:                          91 vota pro

Pra, shifrat tregojnë se 88 deputetë kanë dhënë 91 vota “pro”. Kjo tregon qartësisht se të paktën tre deputetë kanë votuar “pro” edhe për “Shabanin, edhe për shejtanin”.

Cila është shkelja ligjore?

Avokati i Popullit emërohet nëpërmjet procedurës së votimit të fshehtë në Parlament. Në Rregulloren e Parlamentit nuk përcakton shprehimisht se, në procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një deputet duhet të votojë për një kandidat. Megjithatë, ky rregull rezulton në mënyrë të tërthortë nga vetë përcaktimi i mënyrës së votimit.

Rregullorja e Parlamentit, në plan të përgjithshëm, parashikon se për votimet e fshehta me më shumë se një kandidat, çdo deputet nuk mund të votojë “pro” për më shumë se një emër. Ky parim i përgjishëm aplikohet edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për disa arsye sa ligjore, aq edhe teknike.

Në foto: Rregullorja e Parlamentit për votimin e fshehtë

Së pari, Rregullorja ka barazuar mënyrën e votimit me fletë votimi me atë të votimit në mënyrë elektronike, duke mos parashikuar efekte juridike të ndryshme ndërmjet tyre. Për rrjedhojë, votimi elektronik nuk mund të prodhojë pasoja të ndryshme nga votimi me fletë.

Konkretisht, neni 60, pika 3 parashikon se: “Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit ose në mënyrë elektronike”.

Në vijim, neni 60 i Rregullores, në pikën 4, parashikon se: “Fleta e votimit të fshehtë përmban të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit: “pro”, “kundër” dhe “abstenim”. Në fletën e votimit deputeti shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e bërë. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, deputeti vendos shenjën për zgjedhjen e bërë përbri emrave të vendosur në kuadrat. Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose vota të pavlefshme”.

Vota të vlefshme janë fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërën nga alternativat.

Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:

  1. a) fletës së votimit i mungon vula e Sekretariatit për procedurat, Votimet dhe Etikën ose nënshkrimet e tij;
  2. b) në fletën e votimit janë bërë shënime ose shenja që e bëjnë të pamundur vlerësimin e votës;
  3. c) është votuar për më shumë se një alternativë;

ç) nuk është votuar për asnjë nga alternativat;

  1. d) nuk është e qartë se për cilën alternativë është votuar;
  2. dh) nuk është votuar për çështjen – objekt i fletës së votimit”.

Në këtë kuptim, edhe në rastin e votimit të fshehtë elektronik, deputeti mund të shprehë vetëm një votë për një kandidat për Avokatin e Popullit, e cila numërohet një herë në procesin e zgjedhjes.

Shkelje kushtetuese

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të Avokatit të ri të Popullit u shoqërua me një amulli të tepruar, e cila përfshiu sidomos opozitën. Një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike firmosën mbështetjen për të gjashtë kandidaturat, mes të cilave edhe atë të Endri Shabanit, i cili kishte siguruar plot 35 nënshkrime ligjvënësish opozitarë.

Por, pasi u dhanë këto firma, Partia Demokratike deklaroi publikisht se e tërhiqte mbështetjen për Shabanin, një lëvizje e vonuar dhe, mbi të gjitha, aspak ligjore e juridike. Bazuar mbi ato firma, Partia Socialiste emëroi Endri Shabanin si Avokat të Popullit.

Pas votimit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se do të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese për ato që i konsideron si shkelje flagrante nga ana e maxhorancës së Edi Ramës në procesin e emërimit të Shabanit.

Në foto: Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, duke folur për votimin e Avokatit të Popullit

“…Do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme”, deklaroi Bardhi nga selia e Kuvendit.

Ai tha se “…nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim”.

Pra, fokusi i Bardhit ishte tek çështja e firmave, ndërkohë që votimi duket se ka pasur shkelje të rënda kushtetuese e ligjore, me pasojë të mundshme rrëzimin e të gjithë procedurës së emërimit të Endri Shabanit.

Në vijim do të shihet nëse deklarata e Gazment Bardhit për ankimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese do të shoqërohet me veprime konkrete. E, nëse po, do të shihen edhe argumentat që do të paraqiten, nëse janë reale apo thjesht “një larje goje”.

Etiketa: avokati i popullitDeputetetparlamentPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
Para

Protestuesit dhe Lapaj përplasen me policinë para Kryeministrisë/ VIDEO

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom