Kandidati për Avokat Populli, Besim Ndregjoni ka shpërthyer në reagime të ashpra kundrejt Sali Berishës, pas zgjedhjes së Endri Shabanit në krye të postit.
Në një prononcim për mediat, Ndregjoni thotë se Berisha ka vetëm një rrugë, të dalë publikisht dhe të kërkojë falje, ndërsa ka ngritur akuza se PD-PS bëjnë pazare të fshehta me njëra-tjetrën.
“Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet te dale publikisht jo të kërkojë falje Besim Ndregjonit, por t’i kërkojë falje Të përndjekurve politikë. Opozita dhe Sali Berisha duhet të ndajë, e para shqiptarëve a janë antikomunistë apo janë komunistë. Nëse janë komunistë, le të puthen me Edi Ramen siç puthen çdo natë dhe të vijojë rrugën e tyre”, është shprehur Ndregjoni.
LEXO EDHE:
Avokati i Popullit, PD-ja bëri tradhti politike ndaj demokratëve














