Ditën e nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës njofton se ndërprerja është e domosdoshme për shkak të remonteve të planifikuara nga OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.
Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të furnizimit me energji.














