Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku është vendosur tritol në një biznes privat. Raportohet se biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut, në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti. Ndërkohë lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit.
Nga informacionet paraprake mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.














