• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për tentativën e vrasjes së mafiozit grek, identifikohet “killeri” nga Gjirokastra

17:10 : 09/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Policia greke ka arrestuar 6 persona, si autorë të dyshuar për tentativën e vrasjes së Yannis Lalas që ndodhi në maj 2025 në Nea Liosia.

Media greke shkruan se 4 prej tyre janë shqiptarë, dhe konsiderohen si ‘autorët kryesorë’ dhe dy grekë me një rol dytësor. Midis të arrestuarve është një grua, e cila dyshohet se ka pasur rol dytësor.

Figura qendrore e organizatës duket të jetë një person me precedent të rëndë kriminal për vrasje. Ai njihej me nofkën “Demos” dhe fillimisht u rekrutua në grupin e Vasilis Stefanakos, ndërsa më vonë u shoqërua me grupin e një krimineli tjetër të njohur që është në burg.

Për këtë arsye, burime policore vlerësojnë se atentati ndaj Lalës mund të lidhet edhe me këtë të fundit, megjithëse deri më tani nuk janë ngritur akuza zyrtare në këtë drejtim.

Në prangat e policisë greke ka rënë dhe një 45-vjeçar nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo. Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta.

Lexo edhe:

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

Gjatë operacionit të sotëm, policia greke sekuestroi 4 Kallashnikovë, 3 pistoleta, dhjetra fishekë dhe sasi kokaine.

Kush është Dhimo Meci

Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro.

Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai u përfshi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin  100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të ketë qenë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Atij i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale.

Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

Si i shpëtoi atentatit të parë biznesmeni

Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motorr u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala. Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blindur i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku Lala u ndoq nga dy atentatorët. Lala, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar por liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi. Madje ai së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jeton në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi. Jani Lala, u vra një muaj më parë në Arahova të Greqisë, ngjarje e zbuluar tashmë nga policia greke.

 

Etiketa: gjirokastraGreqivrases

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Koridhalosit, arrestohen 2 oficerë/ DETAJET

12:12 : 02/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu i Koridhalos, identifikohet 48-vjeçari shqiptar /FOTO

11:47 : 02/06/2026
AKTUALITET

I dënuar për trafik droge, arratiset nga burgu grek 48-vjeçari shqiptar

11:04 : 02/06/2026
RAJONI

Krim i rëndë në Greqi/ Fëmijët ishin në gjumë, 41-vjeçari masakron gruan me thikë

14:58 : 01/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua me motor në Greqi, vdes pas 8 muajsh në spital i riu shqiptar

09:27 : 31/05/2026
RAJONI

Shpërthim në një fabrikë riciklimi në Greqi, disa të plagosur!

22:27 : 29/05/2026
Para

Protestoi i vetëm përpara Kryeministrisë, Lapaj: Njerëzit po më bashkohen çdo orë!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom