Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, prej 12 orësh vijon të protestojë në një mënyrë ndryshe përpara Kryeministrisë.
Lapaj e ka nisur mbrëmjen e djeshme në kuadër të 8 Dhjetorit protestën e tij, ku sipas videove të shpërndara ai shprehet se si “protestues i përjetshëm” do të vijojë pa ndalim një protestë kundër qeverisë.
Sipas tij protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” sipas tij që po i bën Kryeministri Edi Rama.
I ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie, Lapaj tha se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat.
Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije.














