Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i plagosuri është 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina.
Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Policia njofton se menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”– njofton policia.














