Një 40-vjeçar shqiptar është rrahur rëndë nga banorët e zonës në Arnad, në Itali, pasi u kap duke tentuar të vidhte në një banesë.
Sipas mediave italiane, ai kishte hyrë në shtëpi bashkë me një tjetër person, i cili arriti të arratisej. Banorët e zunë në flagrancë dhe e goditën me sende të forta, duke i shkaktuar frakturë në legen dhe plagë në trup.
Shqiptari u dërgua në spitalin “Parini” në Aosta, ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve. Plagët e tij pritet të shërohen brenda rreth 30 ditësh.
Policia gjeti tek ai bizhuteri floriri, 500 euro cash dhe një çantë me vlerë rreth 5 mijë euro, që dyshohet se ishin vjedhur nga banesa.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim.













