Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Për pasojë, janë plagosur të dy drejtuesit si dhe dy pasagjerë, shtetasit L. S. dhe R. S.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak-Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.














