Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë mes dy ekipeve të futbollit, Ilira dhe Skëndërbeu.
Sipas raportimeve pak para nisjes së ndeshjes lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë sulmuar nga lojtarët e ekipit Iliria.
Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi i Skëndërbeut, ku përmes një postimi në rrjete sociale, thonë se episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes.
“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.”,- shkruan ekipi i Skënderbeut.














