Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka thirrur mbledhje këtë të mërkurë (3 dhjetor 2025) për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e thirrur është në dhomë këshillimi dhe me dyer të mbyllura dhe veç anëtarëve janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Opdate.
Sipas rapoprtimeve sot nuk do ketë vendim për emrin e shefit të BKH-së, por diskutim mbas qëndrimeve mbi renditjen dhe sugjerimin e SPAK që i nisi javën e kaluar KLP-së emrin e Joni Ketës.
Anëtarët e KLP sot pritet që të vendosin datën se kur do të votojnë për drejtorin e ri dhe po ashtu do të diskutojnë mbi pikët dhe kushtet formale.
Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj përkohësisht. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar. Tashmë Keta pritet të zgjidhet drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.














