Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë garimin me lista të mbyllura.
Berisha u shpreh gjatë një takimi me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së se ky sistem është jo demokratik dhe i papranueshëm për opozitën.
Berisha tha se të gjitha partitë opozitare janë të një mendimi në këtë pikë dhe se nuk mund të ketë dy standarde në zgjedhje.
Sipas tij, çdo vendim për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit duhej të ishte i dakordësuar plotësisht mes forcave opozitare.
Sali Berisha: Ne nuk pranojmë një sistem me lista të mbyllura, ne mund të mos e pranonim djhe në zgjedhjet që shkuan, por kjo do të kërkonte një ujdi të plotë opozitare.
Nëse nuk do të binim dakord, ajo do ta kërcënonte PD, nëse nuk do të hynte në zgjedhje, bënte një vetëvrasje.
Ai sistem, të parët kundër tij do jemi ne.
Këtu diskutojmë si ti zgjedhim kandidaturat, ne përdorëm Primaret. Ishin vota juaj në listat e hapura, harrojeni se nuk do të jenë më në listat e tjera.
Sic i përdorëm ne janë shumë të rralla, pra pa seleksionim, vendi që i ka bërë më herët se ne i ka me seleksionim. Këto do të jenë objekt i diskutimit tuaj, nuk jam unë që do të vendosë














