• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Nga frika te fuqizimi/ Çfarë i “pret” gratë pas raportimit të dhunës në familje?

21:54 : 01/12/2025
në KRONIKE, RAJONI

Në ndërtesën katërkatëshe të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë, ditët nisin ngjashëm. Gratë e strehuara atje bëhen bashkë për të gatuar mëngjesin për vete dhe fëmijët e tyre. Por, këto gra, që i bashkon e kaluara – të gjitha i kanë mbijetuar dhunës nga bashkëshortët e tyre – nuk ndjekin më vonë përditshmërinë e njëjtë.

Kurse rrobaqepësie, kompjuterike, kuzhinierie… Seanca me avokaten për ndihmë juridike, takime me stafin psikosocial, vizita nga familjarë, përgatitja e fëmijëve për shkollë… Secila personalizon ditën e saj ashtu siç dëshiron.

“Prej ditës kur ajo mbledh forcën t’i thotë ‘jo’ dhunës, ne mundohemi që ta ruajmë atë forcë të saj, ta përkrahim”, thotë Ardita Bala, drejtoreshë e qendrës në Pejë, ku strehohen të mbijetuarat e dhunës në familje.

Ajo tregon se nga këto kurse – që përfundojnë me certifikata nga Qendrat për Aftësim Profesional – ka pasur gra që kanë nisur të punojnë qysh gjatë kohës sa ishin të strehuara aty. Kështu, kur kanë dalë nga strehimorja, ato kanë pasur një buxhet të tyre për ta rinisur jetën.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Në këtë qendër, ku ka hapësirë për 16-18 persona, çdo grua që ka raportuar dhunën në familje në Policinë e Kosovës, mund të strehohet fillimisht me një kontratë gjashtëmujore, të ndërmjetësuar nga Qendra për Punë Sociale.

Megjithatë, Bala tregon se qëndrimi në këtë strehimore nuk është i caktuar me afat të prerë, pasi që kontrata fillestare zgjatet derisa secila grua e vlerëson veten të gatshme për t’u larguar.

“Ideja është të mos e lëmë askënd jashtë, të mos i themi jo një gruaje në nevojë”, shton ajo.

Dy nga shumë punimet, të ekspozuara në muret e Qendrës për Mirëqenien e Gruas, të punuara nga gratë që i kanë mbijetuar dhunës në familje.

Bala thekson se gratë në këtë qendër tregojnë shumë solidaritet me njëra-tjetrën, i ndihmojnë njëra-tjetrës që të ambientohen qysh nga dita e parë dhe ndërtojnë raporte shoqërie përplot përkrahje.

Sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 4.7 për qind e grave në Kosovë raportojnë të kenë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partnerët e tyre intimë.

Shpeshherë, gratë që vendosen nëpër strehimore shoqërohen nga fëmijët e tyre. Stafi i qendrës sigurohet që edhe për ata të ketë aktivitete dhe punimet e tyre ekspozohen në muret e qendrës.

Një punim i fëmijëve të strehuar me nënat e tyre në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Në ditën kur Radio Evropa e Lirë vizitoi këtë qendër, më 28 nëntor, katër vajza nga fëmijët në këtë qendër kishin përgatitur një program festiv.

Kjo strehimore që funksionon që nga viti 2001, ka strehuar deri më tani 1.758 gra. Ka pasur gra me fëmijë e pa fëmijë, si dhe gra shtatzëna.

Bala tregon se, sipas shumë hulumtimeve, nga pesë gra që përjetojnë dhunë në familje, vetëm njëra e raporton. Shumë herë, thotë ajo, kjo bëhet me idenë se në këtë mënyrë ruhet familja dhe mbrohen fëmijët.

“Por, pikërisht për shkak të fëmijëve, ato duhet ta raportojnë dhunën. Të dhënat tregojnë se, përndryshe, djemtë rriten që të bëhen si babai dhe vajzat rriten që të bëhen viktima të ardhshme”, shpjegon ajo.

Vetë Bala ka rastisur në këtë cikël. Ajo tregon se ka pasur raste kur ka strehuar një grua me vajzën e saj në strehimore dhe se, pas shumë vitesh, ka ardhur edhe vajza e saj si e mbijetuar e dhunës nga partneri.

“Kjo ndodh sepse dhuna është sjellje e mësuar. Dëmi më i madh është ai që u bëhet fëmijëve, sepse janë shumë të vegjël për të kuptuar”, përfundon Bala.

Në vitin 2023, organizata ndërkombëtare që merret me të drejtat e njeriut, Amnesty International, ngriti alarmin për mënyrën se si trajtohen të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë.

Ndër problemet më të theksuara ishte mënyra e financimit të strehimoreve, të cilat në Kosovë operohen nga organizatat joqeveritare.

Këto OJQ financohen nga Ministria e Drejtësisë në periudha kohore 12-mujore dhe, së fundi, drejtues të strehimoreve të ndryshme nëpër Kosovë janë shprehur të kënaqur me shumën që u është ndarë.

Një nga dhomat e gjumit në Qendrën për Mirëqenien e Gruas. Këtu zakonisht vendosen nënat me fëmijët e tyre. Dhomat e gjumit i kanë të ndara, ndërsa kuzhinën të përbashkët.
Nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, çdo vit, edhe në Kosovë shënohen 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se shumica e viktimave të dhunës në familje janë gratë. Numri më i madh i regjistruar ndonjëherë u shënua vitin e kaluar, kur pati gati 3.000 raste të dhunës në familje.

Këtë vit, nga janari e deri në tetor janë regjistruar gjithsej 2.429 raste.

Bala thotë se numri më i ulët i raportimeve deri më tani këtë vit nuk tregon se numri i rasteve është ulur në të vërtetë. Ajo shpjegon se kjo reflekton vetëm frikën e grave për ta raportuar dhunën.

“Gratë nuk i dinë të gjitha të drejtat e tyre, nuk dinë për përkrahjen institucionale që u takon dhe hezitojnë ta raportojnë dhunën”, thotë ajo.

Një nga dhomat në Qendrën për Mirëqenien e Gruas, ku të mbijetuarat e dhunës në familje mësojnë për të drejtat e tyre.
Kjo shpesh ndërlidhet edhe me varësinë financiare të grave ndaj partnerëve të tyre. Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Të dhënat tregojnë se burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë.

Gjithashtu, burrat trashëgojnë prona dhe pasuri nga familjet e tyre, që ua lehtësojnë investimin për të shtuar pasurinë më vonë. Sipas statistikave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë.

Me këto probleme, Bala ishte përballur qysh në vitin 1999, kur kishte nisur punën për parandalim dhe luftim të dhunës në familje.

Ajo kujton se si puna e saj ishte pritur plot herë me ankesa se banorëve të Pejës së pasluftës “u duhen kulme në shtëpi, jo ligjërata”.

Por, tregon se më vonë ishin vetë banorët e Pejës ata që kishin kërkuar hapjen e një strehimoreje, në mënyrë që të ndërpritej cikli i dhunës që vetë gratë po përjetonin nga partnerët e tyre.

“Dhuna duhet të ndalet sepse, përndryshe, ajo vazhdon si cikël edhe në gjeneratat e reja”, thotë Bala.

Për gratë që hezitojnë të raportojnë dhunën që përjetojnë, Bala ka një mesazh të qartë: strehimoret nuk janë vendi ku dështon jeta, janë vendi ku ajo rifillon. Aty, sipas saj, çdo ditë dikush mëson një aftësi të re e dikush tjetër kupton se nuk është e vetme./ REL

Etiketa: dhune ne familjekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

“Skema si te ekzekutimi në Rinas”, gazetari tregon se çfarë ndodhi në rrugën ku kaloi vrasësi i Mondi Mëhallës

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom