Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur sot përpara Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për korrupsion dhe kapje të shtetit.
Ai e cilësoi sheshin e protestës si “sheshi i lirisë”, vendin ku sipas tij shqiptarët po ngrihen kundër një “bande të zhytur në krim”.
“U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare për vjedhjen e 50 milionë eurove nga Balluku, që Edi Rama të thoshte para shqiptarëve ‘hajduti jam unë’ dhe se drejtësisë i tregon brrylin. Nuk ka ndodhur kurrë kjo,” u shpreh Berisha, duke shtuar se në çdo vend demokratik një kryeministër do të jepte dorëheqjen menjëherë.
Berisha tha se Rama “nuk e largon dot Ballukun” sepse, sipas tij, “vjedhja është bërë me urdhër të tij dhe paratë janë ndarë bashkë”. Ai shtoi se kjo është “vetëm një pjesë e vogël” e aferave të përbashkëta mes tyre.
Berisha: “Opozitarë dhe opozitarëve në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar sheshin e lirisë. I cili është sheshi i misionit të madhe të burrave dhe grave djemve dhe vajzave guximtare për të përzënë një bandë e zhytur në krim dhe vjedhje dnër më të rëndat në historinë e këtij kombi. Kemi njohur shumë pushtime, por kurrë ndonjë herë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve, 100 vite prapa si këto vite.
Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Nuk ka patur një klikë, kaq antishqiptarë në çdo aspekti sa çkemi sot. Jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krizë e cila zhveshi, lakuriq, hajdutin më të madhe të kombit Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokumentet zyrtare të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama të thotë shqiptarë se hajduti jam unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin.
Nuk ka ndodhur kurrë, as mbret as perandor, as diktator të lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm., por paratë i ka marrë ai. I kanë ndarë së bashku. Rama ka dy ditë, ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme mbron haptas, po mbroj ministren nuk po mbroj lubinë, por të dy jeni hajdutë. Atë që i bën GJK, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.”














