Në një kohë kur Edi Rama nuk resht së premtuari pasaportën europiane për shqiptarët, shumë prej qyteteve dhe zonave rurale përballen me pasojat e keqqeverisjes së tij, një prej të cilave është mungesa e infrastrukturës.
Në një video të ndarë në rrjete sociale nga deputetja demokrate Elda Hoti, shihet se si lagjet e Bashkisë së Kurbinit janë të mbuluara nga balta dhe pellgjet, duke e bërë kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve të pamundur.
Sipas Hotit, kjo vjen pasi qeveria nuk i shërben qytetarëve dhe banorëve dhe këta të fundit detyrohen të përballen me pasojat e premtimeve boshe të Ramës.
‘Kjo është rutina e përditshme që përballen njerëzit me mos ekzistencën e Bashkisë Kurbin. Pasaporta europiane të cilën e premtoi Edi Rama’, shprehet Hoti krahas videos.














