Kreu i Partisë së Tubimit Kombëtar në Francë, Jordan Bardella, u godit me vezë në kokë nga një i moshuar, teksa ishte në një aktivitet të promovimit të librit të tij, raporton BFMTV.
Sipas raportimit të mediave të huaja, 74-vjeçari i cili ndodhej në radhë për të firmosur librin nga Bardella papritur ka nxjerrë një vezë dhe e ka gjuajtur në kokë kreun e Tubimit Kombëtar.
Sipas stafit shoqërues të Bardella-s, ai është mirë dhe u rikthye në aktivitet rreth 20 minuta pas incidentit. Sakaq autori i moshuar i sulmit u ndalua dhe u vu në pranga.
Après plusieurs heures de dédicaces, vous êtes toujours aussi nombreux à #Moissac
Votre confiance nous confère une éminente responsabilité : celle de tout faire pour remettre du bon sens à la tête de l’Etat. pic.twitter.com/Jg17kMUT7E
— Jordan Bardella (@J_Bardella) November 29, 2025













