Policia e kryeqytetit ka vijuar operacionin “Stolen line”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar dy automjete.
Automjetet e sekuestruara janë të tipit “Audi A6” dhe “Audi A5”, me vlerë rreth 105 000 uro.
Një ditë më parë në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
Automjete këto të cilat rezultojnë të vjedhura në vendet e Europës me qëllim për t’u shitur në Shqipëri.
Në lidhje me këtë veprimtari kriminale, policia shpalli në kërkim dy persona.














