Sali Berisha lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se kjo e fundit po prish çdo ditë provat, që e implikojnë sipas tij në skandalet për të cilat është marrë e pandehur nga SPAK. Ai tha se Balluku po ‘lahet’ në para.
Berisha thekson se GJKKO dhe SPAK, në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra, por kanë shkelur me dy këmbë ligjin me moskualifikimin e veprës; grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhrit të arrestit për Ballukun.
“Dua të garantoj çdo shqiptar dhe unë do të dal para jush që tua faktoj, se GJKKO dhe SPAK në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Ato kanë shkelur me dy këmbë ligjin me moskualifikimin e veprës; grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhrit të arrestit për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë provat bashkë me aparatin e ministrisë, ditë e natë. Kjo është e vërteta. Ata që marrin në mbrojtje dhe pretendojnë se po ndërhyhet në pushtet e njëri-tjetrin, ata janë të paritur. Lubia bëri një gjë, e keni dëgjuar atë fjalën; paritje! Pra larje në flori, por kjo lahej në para. E futi një fjalë në gjuhën shqipe, nuk ia mohojmë dot. SPAK nuk mund të kishte asnjë devijim nga kualifikim i tyre si grup kriminal. Balluku, Rama, Berberi, kanë bashkëpunuar.”, tha Berisha.













