Në fshatin Rrëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht.
Familjarët kanë bërë apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme. Shkak është bërë vërshimi i ujit në këto banesa.
Banorët shprehen se duan strehim pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën.
Dëmet më të shumta në Pogradec nga stuhia janë regjistruar në fshatin Rëmenj.














