Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratave të Edi Ramës, për Belinda Ballukun i cili u shpreh se sa të jetë ai në krye të shtetit nuk do të ketë akuza për vartësen e tij.
Berisha thotë se, pasi Rama u betua se do të respektojë drejtësinë, tani i del në mbrojtje Ballukut sepse është i tmerruar nga mesazhet që i ka dërguar Evis Berberit për Tunelin.
Sipas Berishës, Rama e ka bërë Ballukun kurban dhe do të shpëtojë veten e tij nga kjo aferë.
Reagimi i Berishës
Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!
Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:
“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin.
Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.
LEXO EDHE:
Rama: Do kërkojmë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun














