Policia e Vlorës ka arrestuar një 22 vjeçar, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale, E.L, të cilit sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar 216 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, e fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Benz” me të cilin qarkullonte i arrestuari. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.














