Dy automjete janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halil” ku fillimisht është djegur një nga makinat dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe mjetin tjetër që ishte parkuar pranë.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi mbrëmë, në lagjen “Salo Halil”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. K., 35 vjeçe. Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti. Gjithashtu, nga flakët është dëmtuar pjesërisht dhe automjeti në pronësi të shtetasit G. N., 41 vjeç, banues në Shkodër, që ishte i parkuar aty pranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.












