• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
në AKTUALITET, VETTING, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”. Në fillim të seancës të enjten, Ciardi solli në vëmendje faktin se ndaj këtij subjekti rivlerësimi vijon procesi penal në Strukturën e Posaçme dhe kërkoi shtyrjen e seancës për të mundësuar marrjen në formën e kërkuar nga ligji të akteve që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga SPAK ndaj Zarkës; vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkalllës së Parë si dhe atë të Apelit.

Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi u shpreh dakord me kërkimin për administrimin e akteve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri solli në vëmendje se kishte kërkuar që çështja të pezullohej derisa të jepej vendimi i formës së prerë. Ai bëri me dije se Apeli i Posaçëm një ditë më parë vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë duke e rikthyer çështjen për gjykim, nga për rrjedhojë nuk ka një vendim dënimi për subjektin. Lidhur me kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, Mërtiri tha se e linte në vlerësim të trupit gjykues.

Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe e shtyu seancën për më datë 29 janar të vitit të ardhshëm, në orën 10:00.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për  ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.

Lexo edhe:

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

Zarka u dënua me dy vjet e tetë muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, por Apeli e prishi këtë vendimarrje të mërkurën dhe e riktheu për gjykim nga një tjetër trup gjykues./BIRN

Etiketa: Aurel Zarkakpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025
Para

Shkrumbohet makina te "Shkalla e Bushtrës"

TË GJITHA

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

21:39 : 13/11/2025

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com