• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi Rama-Meloni/ Paloka: Show mes skandaleve! Marrëveshjet e firmosura dekor

18:08 : 13/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka komentuar takimin Rama-Meloni këtë të enjte.

Duke folur për Syri TV, Paloka e ka cilësuar mbledhjen si një “show mes skandaleve” teksa akuzoi Ramën për një manovër propagandistike për të fshehur marrëveshjen për emigrantët.

Ai deklaroi se 16 marrëveshjet e tjera të firmosura ishin thjesht dekor, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare ka humbur lidhjen me realitetin dhe shqiptarët janë mësuar me të keqen.

Pjesë nga deklarata:

Nuk bëhet fjalë për sinqeritet, kjo është pjesë e shoë-t. Domethë. Gjithë qeverisja e Ramës mund të përmblidhet në dy fjalë: skandale dhe shoë. Në 12 vjet, 13 vjet që Rama qeveris, këto e kanë shoqëruar gjithë kohën qeverisjen, as nuk mund të quhet qeverisje se s’ka lidhje fare me qeverisjen ajo që ka bërë Rama këto 13 vjet, por thashë, këto dy aspekte kanë qenë tiparet dalluese të këtij pushtetërimi të Ramës. Skandalet pa fund nga njëra anë dhe shoë që është pastaj ai mbulimi, se s’dua të përdor atë fjalën popullore që lanë një gjë me një gjë tjetër. Është mbulimi që i bëhet gjithë këtyre skandaleve. Sa për këtë mbledhjen e fundit në Itali, në fakt as nuk është mbledhje e dy qeverive, është nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Lexo edhe:

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

Por, 16 marrëveshje që janë në një farë mënyre thjesht një dekor për atë që është marrëveshja kryesore dhe që i intereson Italisë, ajo e emigrantëve. Pra të gjitha këto marrëveshjet e tjera janë si garniturë për të futur në mes dhe për të fshehur në një farë mënyre atë që është marrëveshja e vetme që i intereson Italisë dhe që është edhe arsyeja pse u bë ky show i radhës. Është marrëveshja për emigracionin, për emigrantët.

Pjesa tjetër është butafori. Meloni i bën qejfin Ramës, se e di tashmë ku e ka hallin ky palloshi, dhe ndërkohë përfiton atë që i duhet për qeverinë e saj dhe për pjesën politike të programit të saj.

Absolutisht, gjithë pjesa tjetër është propagandë. Po edhe në Itali kjo marrëveshje për emigrantët 90% propagandë është. Sepse e dimë të gjithë që janë hedhur miliona tek ato kampet në Gjadër dhe fakti është që sot nuk ka asnjë emigrant, me sa di unë të paktën. Edhe ajo pra është pjesë e propagandës. Po mua më intereson pjesa jonë, pjesa e Shqipërisë, jo se ç’bëhet në Itali. Ndërkohë këtu vazhdojnë skandalet te skandalet, ngjarjet te ngjarjet, nga një më e rëndë se tjetra. Ti i them fakt, u shokuan shqiptarët? Për fat të keq nuk është kështu. Shqiptarët nuk shokohen më. As nga skandalet e qeverisë, as nga krimi, as nga të gjitha të zezat që i vijnë këtij vendi përditë. Dhe unë e kam thënë dhe s’thënë, e keqja më e madhe që Rama i ka bërë këtij vendi, këtyre njerëzve, është se i ka mësuar me të keqen. Nuk i bën më përshtypje shqiptarëve, nuk shokohen më shqiptarët. E keqja u është bërë pjesë e jetës, për fat të keq.

Jo, është më shumë sesa krimi është i lirë. Krimi është i lirë me qeverinë. Pikërisht gjithë ajo që u përshkrua, ti e di ku është ai rrethrrotullimi ku ka ndodhur ngjarja. Kush shkon për Rinas dhe kush shkon për Fushë-Krujë e di që te ai rrethrrotullimi rri nja gjysmë ore, sepse është pothuajse i bllokuar gjithmonë. Dhe herë çuditërisht ishte i pastër. Dhe ata erdhën brenda një minute, kryen vrasjen, ikën, u zhdukën. Nuk i kapi as policia, as satelitët. Aty pak sekonda më vonë kaloi një kortezh qeveritar, siç u pa nga pamjet.

Kuptohet, kur them nuk shokohen më shqiptarët, jo se ngjarjet nuk janë shokuese. Përkundrazi, janë gjithmonë e më të rënda. Çfarë ndodhi meqë po flasim për Evropën? Edhe sot Rama mori prapë guximin të flasë për Evropën, madje do t’i shkulte veshin kryeministrit grek, qoftë se do ta pengonte rrugën e Ramës drejt Evropës. Çfarë ndodh në Evropë? Vetëm dy javë më parë, në Slloveni, dhanë dorëheqjen dy ministra, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Brendshëm, sepse një grup romësh rrahën në një lokal për vdekje një burrë. Vetëm për këtë ngjarje. Për një rrahje që përfundoi me vdekje, dhanë dorëheqje dy ministra. Këtu ndodh atentat, dhe nuk e di çfarë tjetër, se as nëpër filma nuk ka nga këto. Në fakt as në filma nuk ndodh ajo që ndodh në realitetin shqiptar. Këtu krimi është sheshuar. Këtu shkon policia, merr, shoqëron kriminelin se edhe ai që u vra dihet që ka qenë nga kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Po pra, dhe ky atentati i fundit ndodhi pikërisht te zona VIP e aeroportit. Kanë qenë njerëzit në makinë, i ka shpëtuar Zoti. Larg qoftë të kishte kaluar Rama aty dhe na kishin kapur palloshin plumbat. Kjo është situata në Shqipëri. Rama është autori, është kryefajtori i kësaj situate. Krimi në Shqipëri gjallon në sajë të Ramës, sepse krimi është në marrëveshje dypalëshe me Ramën: “Ne të ndihmojmë të qëndrosh në pushtet duke vjedhur zgjedhje, duke manipuluar, dhe ti do na lësh të bëjmë si të duam ne.” Kjo është një marrëveshje që tashmë e di edhe shqiptari më i fundit.

Pjesa tjetër është korrupsioni, që thashë prapë, vetëm në Shqipëri ndodhin këto. Nuk ka gjë të tillë në Evropë. Këtu thuhet për Ballukun 50 milionë euro. Janë më shumë se 50 milionë. 50 milionë është vetëm shtesa që i është bërë kontratës pas takimit me turqit. Por edhe te pjesa tjetër, çfarë kujton se nuk është vjedhur? Janë zhdukur dy ura. Nuk gjenden. Dy ura që kanë qenë në projekt dhe paratë janë dhënë edhe për ato janë zhdukur. Dhe ajo sot është në Itali, është në krah të kryeministrit të Shqipërisë dhe në krah të kryeministres së Italisë, e akuzuar, e marrë e pandehur për të paktën 50 milionë euro vjedhje. Janë të vërtetuara. Derisa është detyruar Dumani ta marrë të pandehur Ballukun, imagjino se sa është thesi i provave.

Kjo është pjesa tjetër e skandalit që vazhdon pjesa e drejtësisë. Kështu janë të lidhura të gjitha hallkat këtu, kjo është e keqja. Këtu nuk ke një institucion që të rri drejt. Sikur drejtësia të ishte e lirë, shumë ndryshe do ishte situata. Balluku duhet të ishte në pranga sot, jo në postin e zëvendëskryeministres.

 

Etiketa: Edi PalokaEdi RamaGiorgia Meloni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

20:47 : 13/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

18:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Të përfshirë në kartelin meksikan “Sinaloa”, SHBA sanksionon njeriun e Ramës dhe familjen e tij

17:40 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

15:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

14:13 : 13/11/2025
Para

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

TË GJITHA

“Do të përkeqësohen marrëdhëniet!”, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mbetet i thellë

21:15 : 13/11/2025

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

20:47 : 13/11/2025

Skandali me tenderat e tunelit të Llogarasë! Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025

“Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

20:35 : 13/11/2025

Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet

20:21 : 13/11/2025

Drejtonte mjetin në efektin e alkoolit, arrestohet punonjësi i policisë

20:13 : 13/11/2025

Shkrumbohet makina te “Shkalla e Bushtrës”

20:02 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com