Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes, në mbledhjen e parë të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Vengu zbuloi se kompania shtetërore “KAYO”, e cila është përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake sipas një kontrate të nënshkruar me kompaninë italiane, “Fincantieri”, do të prodhojë anije ushtarake.
“Kemi dy marrëveshje që nënshkruhen mes kompanisë shtetërore “KAYO” dhe gjigantit italian “Fincantieri” për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm në Pashaliman. Kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes mes dy qeverive. Një marrëveshje tjetër mes “KAYO-s” dhe një kompanie tjetër italiane “Leonardo”, e specializuar në teknologjinë ushtarake, mbrojtjen kibernetike me fokus të veçantë në tryezën e dy kryeministrave”, tha Vengu.
Kujtojmë se emërimi i Ardi Veliut në krye të KAYO-s është kundërshtuar nga opozita. Sipas PD, Ardi Veliu është një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptate dhe se NATO duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, si një vend anëtar i aleancës euro-atlantike.
PD ka denoncuar se KAYO është krijuar me kapital minimal dhe procedura të dyshimta.
LEXO EDHE:
Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027














