• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po me Pirron, ç’pati?!?!

13:41 : 27/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Vendimi i detyruar i kryeministrit Edi Rama për të larguar nga kabineti qeveritar zëvendësen e tij të super-pushtetshme, Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, u shoqërua me lëvizjen e disa ministrave të tjerë. Mes tyre, binte në sy largimi i menjëhershëm i Ministrit të Brendshëm, Pirro Vëngu.

I katapultuar në qeverinë “Rama 1” si shef i kabinetit i ministrit të Jashtëm, Vëngu është vlerësuar nga kryeministri si një yll në ngjitje në politikën shqiptare.

Madje, aq i rëndësishëm ishte Pirro, sa dy qeveri, ajo e Tiranës dhe e Athinës, u përfshinë në një përplasje diplomatike se cila prej të dyjave ta mbante sa më pranë të riun Vëngu.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Rama e donte që të menaxhonte punët e rëndësishme të koordinimit ndërkombëtar. Ndërsa Athina e kërkonte Pirro Vëngun që të kryente shërbimin ushatarak në Greqi, një detyrim paraprak për çdo person që mund të bëjë karrierë në qeverinë helene.

Në mandatin e dytë qeveritar, Rama e emëroi Vëngun si drejtor të Anti-korrupsionit në qeveri, post që e mbajti deri në vitin 2019. Në vijim, falë rezultateve mbresëlënëse menaxheriale, Pirro Vëngu emërohet drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit.

Në duart e Vëngut u dorëzuan projekte të rëndësishme, përfshirë menaxhimin e kontrateve koncesionare në zonat portuale, por, mbi të gjitha, kryerja e procedurave për tenderin 400 milionë euro për ndërtimin e Portit të ri në Porto-Romano.

Pasi ia doli me sukses që të kryejë procedurat fillestare të tenderit me vlerën më të madhe që është kryer ndonjëherë në Shqipëri, Vëngu emërohet Ministër i Mbrojtjes në vitin 2024, në kabinetin “Rama 3”.

Në shtator të vitit 2025, Pirro Vëngu ishte një ndër ministrat që e kishte bindur më shumë Ramën me performancën e tij dhe e ri-emëron në qeverinë “Rama 4”.

“Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vazhdojë Pirro Vëngu, i cili ka treguar kuptim të drejtë të sfidave dhe seriozitet dhe përkushtim në detyrë”, deklaroi Rama në prezantimin e ekipit të tij qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste, në 11 shtator 2025.

Seriozi Pirro qëndroi në kabinetin e ri qeveritar vetëm 5 muaj, pasi, të Enjten e kësaj jave (26 shkurt 2026), Rama vendosi ta shkarkojë nga detyra.

Pas shkarkimit të tij nga posti, një ndër argumentet që u përhap më shumë në publik e lidhi fatin e tij politik me atë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pirro Vëngu ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të numrit dy të qeverisë.

Por, argumenti që largimi i Ballukut shoqërohet me largimin e njerëzve të saj në qeveri, çalon. Dy ministra të rinj, Ermal Nufi tek Mbrojtja e Enea Karakaçi tek Infrastruktura, si edhe zhvendosja e Besfort Lamallarit nga Drejtësia tek Ministria e Brendshme, të tre njerëz të Ballukut, është konfirmim se Rama nuk ka pasur në shënjestër njerëzit e zëvendëses së tij, tashmë të shkarkuar.

Atëherë, ç’pati me Pirron?

Kjo mund të jetë një pyetje, e ngritur menjëherë në kancelaritë perëndimore, sidomos tek vendet anëtare të NATO-s, të cilat do të duan sqarime se çfarë ndodhi me “yllin në ngjitje”.

Largimi i Pirro Vëngut, natyrisht, nuk do të trondisë aleancën Veri-Atlantike, megjithatë, do të pështjellojë planet e NATO-s për sigurinë ndërkombëtare.

Pirro ishte një nga zërat më të zhurmshëm në arenën ndërkombëtare, pas nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Raportimet nga brenda mbledhjes së mbyllur të Grupit të Partisë Socialiste, ku u komunikuan ndryshimet qeveritare, thonë se Rama ka shprehur hapur shqetësimin për qëndrimin kritik që po mban Gjermania ndaj qeverisë shqiptare lidhur me korrupsionin.

Gjermania është vendi kryesor i NATO-s në Europë. Rama, si mjeshtër i komunikimit dhe manipulimit publik, me shumë mundësi ka shkarkuar Vëngun, që, në kancelarinë gjermane të “harrohet” Belinda Balluku dhe të shtrohet pyetja ekzistenciale:

“Po me Pirron, ç’pati?”

Etiketa: Edi RamaMINISTRAPirro Vëngushkarkime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Europa League/ Shorti sjell derbin italian, njihuni me përballjet e 1/8-ave

TË GJITHA

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş