Kombëtarja kuqezi e ka si finale sfidën me Andorrën për ëndrrën e Botërorit. Mësohet se në tribunë sot do të jenë Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti.
Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion.
Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K dhe një fitore ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në play-off.














