Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 17 dhjetor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore lidhur me padinë e paraqitur nga kreu i PD Sali Berisha.
Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, mbi bazë të dokumenteve të depozituara nga avokatët dhe institucionet përkatëse.
Në padi, Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i marrë në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilin ai u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 17 dhjetor pritet të ketë rëndësi të veçantë, pasi mund të ndikojë në vijimin e procedurave gjyqësore ndaj Berishës, i cili akuzohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e ish-kompleksit “Partizani”.














