Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se në bashkëpunim me një kompani izraelite, Shqipëria do të prodhojë dronë, të cilët do të përdoren për të ruajtur sigurinë gjatë Samitit të NATO-s, që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
A do ta ruajnë dronët shqiptarë Samitin e NATO-s në 2027?
Vengu: Ky është objektivi që i kemi vendosur vetes, prandaj vijuam edhe me themelimin e një kompanie që do të sigurojë këtë prodhim me patentat dhe transfertë teknologjie siç quhet në zhargonin e industrisë ushtarake, pra një teknologji e huaj që transferohet dhe prodhohet këtu.
I pyetur nëse ka rënë dakord NATO që dronët shqiptarë të mbulojnë sigurinë e tyre, Vengu u vu me shpatulla pas muri dhe po përpiqej të fshihte të vërtetën me përgjigjen e tij.
Vengu qartazi mashtroi kur u përgjigj me po, pasi më tej shtoi se duhet të sigurojnë kapacitete të mbrojtjes sa i përket mbarëvajtjes së Samitit, por nuk pranoi në asnjë moment që Shqiëria do jetë përgjegjëse e plotë për sigurinë e tyre. Siç duket, vendet e NATO-s nuk kanë aspak besim tek siguria që mund ti ofrojë ministri i Ramës.
Vengu: Ajo që është e rëndësishme është që NATO bazohet tek kapacitetet e vendit pritës përsa i përket elementëve të sigurisë dhe mbarëvajtjes së Samitit dhe përgjigja është po, ne duhet të sigurojmë kapacitete qofshin këto të mbrojtjes antidronë, apo tokësore dhe detare sa i përket mbarëvajtjes së Samitit.














