• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit

12:11 : 11/11/2025
në AKTUALITET

Dhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, Shqipëria është duke përgatur plane ambicioze për uljen e shkarkimeve të gazeve serë, me synimin për të arritur neutralitetin klimatik. Deri në vitin 2030, vendi parashikon të sigurojë rreth 59,4% të energjisë nga burime të rinovueshme dhe të reduktojë shkarkimet neto me afro 17,4% krahasuar me vitin 1990. Zbatimi i këtyre masave kërkon një investim prej 6.9 miliardë eurosh, që pritet të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër dhe përmbushjen e objektivave klimatike kombëtare.

Më 10 nëntor nisi në Belém të Brazilit COP30, dhjetë vjet pas Marrëveshjes së Parisit. Konferenca vjen në një moment kritik ku objektivi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5°C mbetet i paarritshëm me ritmet aktuale të masave. Samiti i nisi pak ditë pas publikimit të raportit të fundit të programit të OKB-së për mjedisin i cili parashikon një skenar shqetësues, rritje të temperaturave në 1,5°C brenda dhjetë viteve dhe 2,8°C deri në fund të shekullit, nëse vendet nuk përshpejtojnë angazhimet e tyre klimatike.

Në vitin 2015, bota shënoi një arritje historike: nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit. Ky dokument i rëndësishëm vendosi një objektiv global për të mbajtur rritjen e temperaturës mesatare të planetit nën 2°C krahasuar me nivelet paraindustriale, si dhe për të kufizuar rritjen në 1,5°C, duke njohur se ky synim do të ulte ndjeshëm rreziqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike.

Në kuadër të marrëveshjes, çdo vend përcakton vetë nivelin e reduktimit të shkarkimeve përmes Kontributeve Kombëtare të Përcaktuara (NDCs) dhe harton planet e veta të adaptimit. Sipas marrëveshjes, Kontributi i radhës i përcaktuar kombëtarisht nga secila palë do të përfaqësojë një përparim mbi kontributin aktual dhe do të pasqyrojë ambicien më të lartë të mundshme, duke reflektuar përgjegjësitë e përbashkëta, por të ndara, dhe kapacitetet përkatëse, në varësi të kushteve kombëtare.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Shqipëria është anëtare e shumë marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore, përfshirë edhe Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), pjesë e së cilës është që nga viti 1994. Ajo ka ratifikuar gjithashtu Protokollin e Kiotos dhe Marrëveshjen e Parisit, përkatësisht në vitet 2005 dhe 2016.

Shkarkimet globale të gazeve serë (GHG) vazhdojnë të rriten, duke intensifikuar ndryshimet klimatike dhe duke bërë që ndikimet e tyre të jenë më të rënda dhe më të përhapura se sa ishte parashikuar. Për të arritur objektivin e Marrëveshjes së Parisit, shkarkimet duhet të kishin kulmuar dhe të kishin nisur një rënie të fortë. Por, përkundrazi, ato janë rritur me rreth 0,65 gigatonë CO₂ ekuivalent në vit që nga viti 2000, duke arritur në 56,6 GtCO₂e në vitin 2023, ndërsa shkarkimet e CO₂ nga karburantet fosile nuk tregojnë asnjë shenjë ngadalësimi.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit në 2015, temperatura mesatare globale ka rritur mbi 0,3°C, duke shënuar vite rekord nxehtësie. Viti 2024 është regjistruar si viti më i nxehtë ndonjëherë pasi temperatura mesatare globale arriti 1,5°C mbi nivelet paraindustriale. Çdo muaj gjatë tre viteve të fundit ka vendosur një rekord të ri, ndërsa rritja e temperaturave ka thyer rekorde lokale në të gjithë botën.

Ballkani përjetoi valë të forta nxehtësie këtë vit. Në korrik 2025, temperaturat maksimale u rritën +8 deri +10°C mbi mesataren 1991-2020, duke prekur edhe Shqipërinë.

Parashikimet tregojnë se me një ngrohje globale 2,6°C, Shqipëria mund të përjetojë mesatarisht 56 ditë shtesë të nxehta në vit. Me një ngrohje 4°C, kjo do të rritej në 117 ditë shtesë, pra ulja e ngrohjes nga 4°C në 2,6°C do të rezultonte në të paktën 100 ditë më pak të nxehta në vit.

Zjarret e paprecedentë, valët ekstreme të nxehtësisë dhe thatësirat në Shqipëri gjatë vitit 2025 shkatërruan rreth 60.000 ha tokë, duke dëshmuar se ndryshimi klimatik po ndodh më shpejt se sa ishte parashikuar.

Deri në tetor 2025, 62 Kontribute Kombëtare të Përcaktuara (NDC) janë dorëzuar, duke përfaqësuar rreth 31% të shkarkimeve globale të gazeve serë. Megjithatë, këto angazhime pritet të reduktojnë shkarkimet vetëm me 1,3–1,6 GtCO₂e deri në vitin 2035, shumë larg objektivit për të mbyllur hendekun prej 26,6–29,9 GtCO₂e që kërkohet për të mbajtur ngrohjen globale brenda 1,5°C.

Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Që nga viti 2015, vendi ka miratuar dokumente strategjike që përcaktojnë rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe reduktimit të shkarkimeve. NDC-ja e parë kombëtare u hartua dhe miratua në vitin 2015, duke shënuar angazhimin fillestar të Shqipërisë për të kontribuar në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike. Dokumenti u rishikua dhe përditësua në vitin 2021 dhe është në shqyrtim NDC 3.0, për të rritur ambicien dhe për t’u përputhur me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Sipas Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, Shqipëria synon që shkarkimet neto të gazeve serë të mos kalojnë 9.195 kilotonë CO₂ ekuivalent deri në vitin 2035, duke kufizuar rritjen me vetëm 17,4% krahasuar me vitin 1990. Plani përfshin të gjithë sektorët kryesorë, përfshirë energjinë, industrinë, bujqësinë, mbetjet dhe pyjet, dhe realizohet pa përdorur kredite ndërkombëtare të karbonit.

Ky objektiv është pjesë e strategjisë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, duke kombinuar masa vendore, teknologji të qëndrueshme dhe planet për një Sistemi të Tregtimit të Shkarkimeve (ETS) të përputhshëm me standardet e BE-së.

Skenari WEM (Me masat ekzistuese)

Sipas Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës 2025, Shqipëria përballet me një rritje të vazhdueshme të shkarkimeve të gazeve serë nëse zbatohen vetëm politikat aktuale. Transporti mbetet burimi kryesor i ndotjes, me një rritje të parashikuar prej 36% deri në vitin 2035, ndërsa industria mund të rrisë shkarkimet me 73% si pasojë e përdorimit të energjisë fosile. Megjithëse përmirësimet në ndërtesa dhe menaxhimi i mbetjeve sjellin ulje të moderuara, sektori i bujqësisë dhe pyjet vazhdojnë të mbeten burime të qëndrueshme të shkarkimeve, duke e bërë të vështirë arritjen e objektivave klimatikë.

Figura 3. Projektimi i shkarkimeve të gazeve serë sipas skenarit WEM (Burimi: NECP 2025)

Skenari WAM (Me masa shtesë)

Skenari WAM ofron një tablo më optimiste dhe të qëndrueshme, duke shtuar politika të reja për energjinë e rinovueshme, elektrifikimin e transportit dhe modernizimin e industrisë. Ky skenar parashikon një ulje të ndjeshme e shkarkimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtesave dhe atë të pyjeve. Deri në vitin 2035, shkarkimet në bujqësi dhe transport pritet të bien ndjeshëm, ndërsa industria e çimentos mund të reduktojë shkarkimet me 80% deri në vitin 2050 falë teknologjive të reja të kapjes së karbonit. Ky skenar e afron Shqipërinë drejt objektivit të saj për neutralitet klimatik brenda mesit të shekullit.

Figura 3. Projektimi i shkarkimeve të gazeve serë sipas skenarit WAM (Burimi: NECP 2025)

Sipas Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) 2025, Shqipëria ka nevojë për rreth 2.6 miliardë euro për masat ekzistuese të zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe një shtesë prej 6.9 miliardë eurosh për masat shtesë të propozuara. Këto investime janë kyçe për të përforcuar tranzicionin drejt energjisë së rinovueshme dhe për të rritur efikasitetin energjetik në vend.

“Kontributi Kombëtar i Përcaktuar i ardhshëm (NDC 3.0) do të duhet të jetë edhe më ambicioz pasi duhet të jetë në linjë dhe me detyrimet që Shqipëria ka si një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në një periudhë afatmesme”- shprehet për Klima Sot Rezart Kapedani.

Paralelisht, Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (NECP) u hartua dhe miratua në vitin 2021, duke përcaktuar masat konkrete për uljen e shkakimeve, përmirësimin e efiçencës energjetike dhe rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme. Procesi i rishikimit të Planit të ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën nisi në tetor 2024 dhe ka si qëllim përfshirjen e objektivave të rinj deri në vitin 2030, për t’iu përgjigjur rekomandimeve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Shqipëria synon të eci drejt një sektori energjetik më të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën përmes Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) i cili pritet të miratohet në dhjetor të këtij viti. Plani trajton pesë fusha kryesore: sigurinë e furnizimit, tregun e brendshëm të energjisë, eficiencën energjetike, dekarbonizimin dhe inovacionin.

Vendi synon të rrisë përdorimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme si ujë, diell, erë dhe biomasë, të ulë shkarkimet e karbonit dhe të përmirësojë eficiencën energjetike në industri, transport dhe ndërtesa.

Shqipëria synon që deri në 2030 të arrijë 59,4% të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe të reduktojë shkarkimet neto të gazeve serë me 17,4% krahasuar me vitin 1990. Në planin afatgjatë, vendi po punon për të arritur neutralitetin klimatik deri në 2050, duke kontribuar në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm.

/Klimasot

Etiketa: klimaMarrëveshja e ParisitShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
Para

Flamur Noka në komision: Jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom