Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi skandale të mëdha korrupsioni brenda Partisë Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për përfshirje në pazare të dyshimta me tendera milionësh.
Berisha tha se tenderët me vlerë mbi 200 milionë euro për tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës po favorizohen në mënyrë të paligjshme, përmes pazareve të fshehta dhe influencave në Ankara.
Kreu i PD zbardhi gjithashtu detaje nga një mbledhje e brendshme e grupit parlamentar të PS-së, ku Rama i ka bërë me dije se Balluku do të mbajë drejtimin e qarkut të Tiranës, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe që do e marrë me vete në çdo situatë politike.
Berisha theksoi se kjo është një betejë politike, por gjithashtu një akuzë serioze për përfshirje në korrupsion dhe keqpërdorim pushteti.
Shqiptarët panë me dokumente se si Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazaret më të ndyra në kurriz të tyre, me tendera që shkojnë 200 milionë euro në tunelin e Llogarasë, pa respektuar asnjë nen të ligjeve të këtij vendi.
Se si gjithçka vendoset në vizitat e tyre në Ankara, në takim me kompani.
Dhe se si e njëjta kompani, që përdoret për tunelin e Llogarasë, përdoret për aeroportin e Vlorës për të njëjtat qëllime, të njëjtat mekanizma.
Në çdo vend të botës, kryeministri jep dorëheqjen para një skandali të tillë.
Cili është qëndrimi i Edi Ramës ndaj këtyre superskandaleve?
Tunelit të Llogarasë, në të cilin kompania që ofroi 130 milionë euro, iu dështua tenderi për ta fituar kompania turke me 180 milionë euro, për të shtuar 50 milionë.
Dhe nuk janë 50 milionë, janë absolutisht 90 milionë, sepse vetëm urat që nuk i ka ndërtuar janë në preventiv dhe tender 20 milionë.
Me një fjalë, në total tuneli shkon 230 milionë. Por një gjë është, tunelin, Lubia e ka kontraktuar, siç thotë, me urdhër të Edi Ramës.
Dhe e vërteta, u them dy gjëra tani.
E vërtetë është se kjo i ka bërë të qartë Edi Ramës se do ta marrë me vete në qoftë se e lëshon. Dhe tani unë do t’u informoj ju për mbledhjen top-sekret që u zhvillua në selinë e PS.
Në atë mbledhje, janë mbledhur deputetët dhe drejtuesit për Tiranën. Në atë mbledhje Edi Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut të Tiranës do jetë Lubi Balluku.
Dhe se Skapi i partisë ka sulmuar Partinë Socialiste dhe ka sulmuar Edi Ramën se aty nuk qëndron dhe se të gjithë problemin e kanë tek unë. E kanë tek ai.
Prandaj Belinda është vetë pafajësia, beteja që na bëhet është politike dhe ju vazhdoni punën duke pasur Belindën në krye, Lubinë në krye për Tiranën. – tha Berisha.












