• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e lë arsimin dhe kërkimin shkencor jashtë prioriteteve kombëtare, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë në dije dhe zhvillim.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar për arsimin dhe shkencën për vitin 2026, në masën 2.53% të PBB-së, është tregues i neglizhencës së qeverisë ndaj brezit të ri dhe sistemit arsimor.

Sipas saj, ky financim nuk përputhet me nevojat reale të arsimit parauniversitar dhe universitar, as me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. Sula kujtoi se sipas testimeve PISA, niveli i nxënësve shqiptarë ka shënuar rënie alarmante, ndërsa universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo renditjeje ndërkombëtare për cilësi akademike.

DEKLARATA:

Buxheti për arsimin dhe shkencën, që u paraqit nga qeveria, tregon atë ç’ka ka njoftuar Partia Demokratike disa herë, se arsimi parauniversitar, arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, nuk konsiderohen prioritete të zhvillimit të vendit. Ndërmjet financimit të arsimit dhe edukimit dhe financimit të koncesioneve të oligarkëve, qeveria zgjedh të financojë oligarkët dhe klientët e saj.

Lexo edhe:

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

Buxheti për arsimin dhe shkencën në 2.53% të PBB-së, nuk përputhet as me rëndësinë strategjike të sektorit, as me nevojat urgjente të adresuara nga institucionet ndërkombëtare, as me ndalimin dhe zgjidhjen e krizës së sistemit parauniversitar dhe të lartë.

Kujtojmë se Vlerësimet e fundit ndërkombëtare, si PISA, treguan rënien alarmante të
nivelit të nxënësve tanë. Ndërkaq, universitetet tona nuk përmbushin asnjë nga treguesit
e cilësisë, dhe nuk arrijnë as të vlerësohen dhe as të rankohen në vlerësimet ndërkombëtare. Ligjërimi i përdorur, në ato që qeveria i konsideron prioritete 2026-2028 në arsim, tregon për papërgjeshmërinë e saj për këtë fushë me rëndësi përcaktuese për sot dhe të ardhmen e vendit.

Flitet në mënyrë të përgjithshme, pa asnjë të dhënë statistikore për probleme të rënda të arsimit që kanë ardhur duke u përkeqësuar nga viti në vit, si për Rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor; për reduktimin e numrit të klasave kolektive, në arsimin parauniversitar. Pretendohet të rritet numri i nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm duke lënë jashtë sistemit arsimor 16% të nxënësve 15-vjeçarë, minorenë të pambrojtur ndaj papunësisë, varfërisë dhe margjinalizimit social – objektiv që nuk na largon nga anëtarësimi në BE.

Me këtë financim;

● Arsimi parauniversitar do të vijojë me pamundësitë e zhvillimit të cilësisë së shërbimit.
● Arsimi profesional do të vijojë të mos përmbushë rolin dhe funksionet e tij.
● Arsimi i lartë do të vijojë me problemet për zhvilluar këtë të mirë publike.
● Studiuesit do të vijojnë të sfidohen në veprimtaritë e tyre kërkimore. Fondi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, i pakrahasueshëm me buxhetin e vendeve të BE e shumë më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.
● Nxënësit dhe studentët do të vijojnë të përballen me vështirësitë e shkollimit dhe me ofertën arsimore më të ulët në rajon dhe më gjerë.
● Mësuesit, pedagogët dhe kërkuesit do të vijojnë të kenë statusin profesional e financiar më të ultë në vend dhe në rajon.

Është e qartë se me financimin prej 2,5 % të PPB, gati 10 herë më të ulët se vendet e OECD dhe BE, qeveria nuk ka asnjë objektiv për ta nxjerrë arsimin nga gremina e të ndërmarrë reforma reale që e afrojnë me standardet europiane. Prej 13 vitesh kryeministri Rama mashtron shqiptarët për buxhetim 5% të PBB të arsimit dhe shkencës dhe sot ende nuk jemi në vlerën e buxhetimit të qeverisjes se Partisë Demokratike. Prej 13 vitesh rinia emigron për të studiuar e punuar jashtë vendit, duke i lënë bosh auditorët – qeveria mbyll sytë para plagës kombëtare të shpopullimit. Në buxhetin 2026 nuk ka asnjë plan e zë për të kthyer të rinjtë në atdhe. Qeveria vijon të gënjejë hapur për mbështetje me bursa për studentët që ndjekin degët prioritare .
Arsimi është pasuria më e madhe e shoqërisë me fuqinë transformuese më të madhe e të pakrahasueshme me çdo investim tjetër dhe qeveria duhet ta kishte prioritet. Por ky buxhet dëshmon vazhdimësinë e një politike që nuk e sheh dijen si investim kombëtar.

 

Etiketa: arsimibuxhetiPartia Demokratikeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

15:39 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Në fund, familjet mbeten vetëm”: Ngërçi i sistemit për fëmijët me aftësi të kufizuara

11:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
BOTA

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

11:50 : 06/11/2025
Para

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

TË GJITHA

Deklaroi se një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari hidhet në gjyq nga çifti

18:31 : 08/11/2025

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025

Kryemadhi kritike: PL nuk ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore

18:16 : 08/11/2025

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

17:50 : 08/11/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com