Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte (6 nëntor) në një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.
Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka protestuar dhe ka votuar kundër.
Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, teksa qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar jashtë ambjenteve të parlamentit për kundërshtimin e këtij projektligji që sipas tyre është antikombëtar.
“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
Aktivistë dhe përfaqësues fetare janë ngritur në protestë para Kuvendit kundër projekt ligjit për barazinë gjinore.
“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar.
Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.
Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime ne nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë – grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i PD tha se ky ligj ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit.
Berisha paralajmëroi se do të vazhdojnë betejën deri në anulimin e plotë të këtij ligji, që ai e quajti “anti shqiptar dhe që shkel kushtetutën e vendit”.
“Doktorinë që dallon nga ajo e Marksit, kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ndëshkon, ata të cilët duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.
Penalizon ligjet, kushtetutën e vendit, nenet e familjes. Përmbys nenet e lirisë së besimit, nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ligji ndëshkon prindërit, që djali do të rritet djalë dhe vajza vajzë.”

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit
Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka thirrur protestë pasditen e kësaj të enjte përpara Parlamentit, aty u pritet të kalohet projektligji për Barazinë Gjinore.
Kjo është protesta e dytë e cila njoftohet se do të nisë në orën 19:00 pas tubimit që u mbajt paradite në nisje të seancës plenare.
Qëllimi i protestave është kundërshtimi i kalimit të Projektligjit të Barazisë Gjinore, i cili sipas aktivistëve përbën “rrezik për vlerat tradicionale familjare dhe edukimin e fëmijëve”.

“Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë















