Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Bathore. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi Elvis Visha është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është qëlluar në krahë me armë zjarri.
“Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.”, njofton policia.














