Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili lëvizte me pistoletë automatike me vete në qytetin e Lushnjës.
I riu me iniciale u E. Ç., lokalizua në lagjen “Loni Dhamo” dhe arma e zjarrit iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Ndaj 33-vjeçarit, banues në Lushnjë, u ngrit akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.














