• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

09:21 : 04/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie ndaj administratorit të kompanisë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, Frigul Milla, drejtorit në atë kohë të FSDKSH, Spartak Zekja, dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Bëhet fjalë për Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani, Zade Mali, Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti.

Janë ekzekutuar 7 masa sigurie, ndërsa administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla, është shpallur në kërkim. Ndaj Drejtorit të FSDKSH, Spartak Zekja, dhe disa punonjësve janë vendosur masa ndalimi, pezullimi dhe detyrimi për t’u paraqitur në polici.

Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimbow”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha.

Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit.

Lexo edhe:

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

Masat dhe akuzat:

  1. Alba Zylfo , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;
  1. Jona Berberi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;
  1. Lorela Ballabani, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’;
  1. Spartak Zekja, i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”;
  1. Zade Mali, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;
  1. Esjana Gjishti, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;
  1. Romina Agalliu, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në kërkim: Frigul Milla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Hetimet

Hetimet u zhvilluan në kuadër të procedimit penal nr. 4472 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik-Financiar të Policisë së Tiranës.

Nga hetimet, rezultoi se personi nën hetim, Frigul Milla, administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave. Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH  fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimbow”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që Spartak Zekja, Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset Romina Agalliu, Zade Mali dhe Esjana Gjishti, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal. Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara Lorela Ballabani. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”.

LEXO EDHE:

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

Etiketa: CFO Pharmafsdkshnadir causholliPharma Plus“Nedix Albania”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

09:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026
AKTUALITET

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

11:02 : 15/03/2026
AKTUALITET

Mafia e ilaçeve/ Si FSDKSSH mbulon barnat e skaduara të depove farmaceutike, zbardhet raporti

17:31 : 13/02/2026
AKTUALITET

Raporti tronditës/ Mafia e ilaçeve ka kapur Fondin e Sigurimeve, ja si rimbursohen barnat e skaduara

16:52 : 05/01/2026
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro/ Nadir Çausholli i lirë, vetëdorëzohet administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla

10:34 : 04/12/2025
Para

Shpërthim me tritol në Kuçovë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 22 qershor 2026

23:00 : 21/06/2026

Rriten infektimet me virusin Ebola, 956 raste të konfirmuara, 247 viktima

22:51 : 21/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”/ Protestuesit kalojnë nga Qytet Studenti, kërkojnë dorëheqje

22:35 : 21/06/2026

Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime

22:24 : 21/06/2026

“Tirana digjet, Rama krihet”/ Pankartat pikante të protestës së 22-të

22:11 : 21/06/2026

Marshimi kilometrik mbërrin në qendër të Tiranës, protestuesit vijojnë revoltën

21:53 : 21/06/2026

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis