• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përpara mediave përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Berishës, konflikti nisi pas fotos që Veliaj bëri me Kamala Harris në SHBA, pasi Rama nuk arriti të realizonte të njëjtën gjë.

Berisha akuzoi qeverinë për “dimension represiv” ndaj personave që konsiderohen të rrezikshëm dhe për favorizim të lidhjeve familjare dhe biznesit. Ai tha se të gjitha veprimet e Ramës në urbanistikë janë të njohura nga Veliaj, por nuk i janë faturuar atij.

Ai përmendi veçanërisht Hotelin 20-katësh të Redi Mollës, duke theksuar se ai është pronë e familjes Rama dhe përfiton trajtim të veçantë. “Redi Molla del nga burgu dhe trajtohet ndryshe sepse lidhet me familjen Rama,” tha Berisha.

Berisha: Por, historitë e tyre nuk kanë fund.
Tani rikthehemi ne tek problemi ynë.
Cili është qëndrimi i tyre ndaj opozitës?
U shpreh në mënyrën më të qartë se kurrë këto javë të parlamentit që kulmuan me ditën e djeshme.
Gjatë këtyre javëve të parlamentit, çfarë u provua?
U provua se për t’i mohuar fjalën opozitës, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë parlamentin.
Ishin të gatshëm de facto të asgjësonin parlamentin dhe parlamentarizmin.
Nuk kishte ndodhur kurrë kjo.
Ishte hera e parë.
Se si mundesh të pranosh kryeministër të miratosh programin 4-vjeçar dhe programin për 28 minuta, tregon se je një pasardhës besnik i Enver Hoxhës, një bastard i Kim Jong Unit apo Gedafit se kush në botë nuk e bën këtë akt të tillë. Jo, Enver Hoxha nuk e bënte një akt të tillë.
E patë, dy ditë ka zhvilluar parlamenti që kur është hapur.
Dhe ato dy ditë u shpëtuan nga duart, se doli Taulant Balla e tha, o këto, ose do i votojmë.
Por kulmi i tyre arriti dje.
Ne paraqitëm të drejtën në përputhje me Kushtetutën, kërkuam të ushtrojmë të drejtën e komisioneve hetimore, mision kryesor i opozitës, kontrolli. Kaq ka opozita.
Kontrollin po, e ka, e ka mision kryesor.
Ajo opozitë që nuk bën kontroll, ajo nuk është opozitë. Ajo është pseudo-opozitë. Është letër kot.
Në qoftë se nuk kontroll dot sistemin, çfarë bën aty?
Filloi me refuzimin e ministrave për t’u paraqitur para jush në komisione, me refuzimin e interpelancave të Ramës, me refuzimin e komisioneve dhe kulmoi me refuzimin e dy komisioneve hetimore parlamentare të një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare.
Jo vetëm për opozitën.
McGonigali është i një rëndësie të jashtëzakonshme.
Emri i Edi Ramës, sipas medieve amerikanë më serioze, të bazuar në dosjen e gjykatës së Uashingtonit, në atë dosje citohet 13 herë.
Edi Rama, publikisht ka deklaruar krenarinë e tij për miqësinë me McGonigalin.
Tani duhet të jemi të hapur dhe të vërtetë.
Edi Rama e korruptoi njeriun kryesor që kishte mision kryesor të mbronte kombin amerikan nga korrupsioni. E thotë gjykatësi në vendimin e tij, nuk e them unë.
Edi Rama e pagoi atë për aksionin direkt kundër opozitës.
Edi Rama e futi atë në hetime të pista, të turpshme, të padenja. Me Tom Doshin dhe Durim Bamin, i çoi në Vjenë që t’i hetonte. Se e ka porositur Durimin, Ilir Meta ta vriste Tomën apo të mos e vriste.
E kuptoni? Presidenti i Republikës tani të hetohej për një trillim të mirëfilltë dhe merrej, paguhej kryezbuluesi i SHBA për hetimin në Vjenë, vend neutral.
Ka akt më të turpshëm?
Dorian Duçka dhe Agron Neza, bashkë me McGonigalin takonin prore këtu biznesmenë që kanë pasur kurajën të dalin publikisht dhe t’i denonconin dhe u kërkonin 1-2 milionë për t’u hequr sanksionet. 5 milionë e me radhë.
Kjo është veprimtari e fuqishme kriminale e Edi Ramës, McGonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës, por e vërteta, edhe e kompanisë që solli mbrapa dhe e kontraktoi Edi Rama për t’u marrë me opozitën.
Siç vërtetohet nga dokumentet.
A ka opozitë në botë që nuk do kërkonte hetimin e këtij problemin?
Nuk besoj që një opozitë i thotë vetes opozitë dhe nuk merr përsipër hetimin.
Dosja shqiptare nuk ka dalë e tëra në gjykatën amerikane dhe ne mund të kontribuonin më shumë me hetimin tonë parlamentar.
Sigurisht që kjo do damkoste më shumë Ramën dhe do zemëronte miqtë e Ramës në Europë dhe SHBA.
Por ne nuk e bëjmë as për të zemëruar, ne e bëjmë që t’i japim Edi Ramës dhe McGonigalit atë që meritojnë për qëndrimin në Shqipëri dhe të kontribuojmë në hetimin e tij, apo në njohjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri.
Refuzuan, nuk lejuan.
Kjo është hera e dytë, nuk e lejuan edhe njëherë tjetër.

 

Lexo edhe:

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Etiketa: Kamala HarrisSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
Para

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom