Një punonjës i policisë në Tiranë është arrestuar pasi shkaktoi një aksident në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për I.Q., i cili punonte në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), gjatë drejtimit të automjetit, polici ka goditur një makinë tjetër, ku u lëndua shtetasja P.K, e cila mori lëndime të lehta.
Testi i alkoolit tregoi se I.Q. ishte në gjendje të dehur, me një nivel prej 0.94 mg/l.
 
	    	















