Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve ka zyrtarë publikë dhe efektivë policie.
Veprimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, si pjesë e një hetimi që ka nisur prej disa kohësh.
Deri më tani, nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë.














