• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bozdo-Çelës: Grupet e krimit të organizuar po lulëzojnë, Prokuroria hesht

15:51 : 27/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjatë raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, zhvilloi një diskutim me kreun e Prokurorisë lidhur me luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në vend.

Në fjalën e tij, Bozdo reagoi pas përgjigjeve të dhëna nga Çela, duke theksuar se situata ekonomike dhe financiare në Shqipëri po dëmtohet rëndë nga aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale.

“Zoti kryeprokuror iu referua mediave si raportues. Ju them që nuk janë media, është raporti i DASH që e ngre si rrezik kryesor për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare pastrimin e parave. Grupet e krimit të organizuar i pastrojnë paratë rehat në mes të ditës, në mes të dynjasë, pa i hyrë gjemb në këmbë në Shqipëri,” – u shpreh Bozdo.

Ai përmendi gjithashtu raportin e financuar nga GIZ dhe Ministria e Jashtme norvegjeze, sipas të cilit në Tiranë gjatë viteve 2016–2019 janë investuar 1.6 miliardë euro të pajustifikuara në sektorin e ndërtimit.

Po ashtu, sipas tij, raportet e antimafias italiane dhe një investigim i Rai3 tregojnë se nga 3.7 miliardë euro të investuara në ndërtim, vetëm 800 milionë janë të justifikuara përmes sistemit bankar.

Lexo edhe:

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

“Janë 2.9 miliardë euro që shkatërrojnë ekonominë shqiptare dhe kullat i kemi këtu në mes të ditës. Krimi lulëzon, pastrimi i parave lulëzon, ekonomia shkatërrohet, shqiptarët ikin, euro po bie, eksportet janë rrënuar dhe turizmi po e pëson,” – vijoi Bozdo.

Deputeti demokrat i kërkoi Çelës të veprojë më vendosmërisht dhe të marrë nisma konkrete për ndjekjen penale të rasteve të dyshuara për pastrim parash, duke theksuar se shumë investime në pasuri të paluajtshme lidhen me persona me precedentë penalë ose familjarë të tyre.

Në fund të fjalës së tij, Bozdo falënderoi Prokurorin e Përgjithshëm për pranimin e disa problematikave në sistem, por kërkoi që çështjet e abuzimeve dhe arrogancës në drejtësi të trajtohen seriozisht:

“Ju falenderoj për faktin që njohët arrogancën e prokurorit që arrestoi avokatin mbrojtës në seancë, dhe shpresoj që kësaj çështjeje t’i jepet drejtim njëherë e mirë.”

 

 

Etiketa: celaEno Bozdokuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore!

17:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikimin e kokainës në Evropë!

17:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani në Kuvend: SPAK nën presion nga krimi i organizuar dhe politika

17:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025
Para

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

TË GJITHA

Aksident tragjik në Krujë, 20-vjeçari përplas me automjet për vdekje një këmbësor

21:54 : 27/10/2025

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com