• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

14:50 : 27/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një deklaratë në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar dështimin e task-forcës së posaçme të ngritur për të luftuar manipulimin zgjedhor. T

Task-forca, e përbërë nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe rendit Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia e Shtetit  sipas Gjekmarkajt, rezultoi tërësisht e pafuqishme për të ndalur shkeljet në zgjedhjet vendore të 11 majit.

“Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë,” deklaroi Gjekmarkaj, duke e cilësuar reagimin institucional si “postum”, pra të ardhur vetëm pasi dëmi ishte bërë.

Deputeti demokrat hodhi akuza të rënda mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor, duke thënë se shumë mandate u përcaktuan jo nga vullneti i lirë i qytetarëve, por nga “vota e krimit, e patronazhimit dhe e partisë-shtet”.

Ai vuri në dukje edhe kontrastin mes konstatimeve të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR dhe mungesës së veprimit nga institucionet shqiptare të drejtësisë: “Është paradoksale që vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë fshirjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, ndërsa organet tona nuk shohin asgjë.”

Lexo edhe:

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

Sipas Gjekmarkajt, presioni i ushtruar nga administrata publike, drejtuesit vendorë dhe patronazhistët mbi votuesit ishte i dukshëm dhe i dokumentuar, por task-forca e ngritur për të parandaluar këto fenomene nuk arriti të ndërhynte në kohë.

“Zoti kryetar, unë e ndoqa me vëmendje zotin prokuror të përgjithshëm. Përgjigjet e tij ishin stilema të cilat përdoren zakonisht rëndom në çdo raportim të tillë. Diskursi i tij ishte i ndërtuar mbi një paradoks, sepse është e pamundur që pjesëtarët që përbëjnë trupën e OSBE-ODIHR-it, polak, gjerman, hungarez, vijnë dhe konstatojnë që kufiri ndarës ndërmjet partisë dhe shtetit në Shqipëri është shuar, dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e vënë re këtë vijë ndarje që është shuar dhe s’bëjnë asgjë për ta penguar.

Nga ana tjetër, po këto personazhe të OSBE-ODIHR-it vënë re që lukunia e patronazhistëve ka bërë kërdi në manipulimin e votës në Shqipëri dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e shohin, përsëri kjo është mjaft trishtuese.

Shohin gjithashtu OSBE-ODIHR-i se kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtron presion për votën dhe organet e drejtësisë së vendit tim, të vendit tënd nuk e shohin një gjë të tillë. Sepse duket vërtet e çuditshme sepse ata u mblodhën, mos gaboj në fund të vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025, prokurori i përgjithshëm, kreu i SPAK-ut, ëh, shefi i KQZ-së, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe u krijua përshtypja që vërtet u krijua një task-forcë që do bëjë gjërat e tmerrshme kundër manipulimit të votës.

Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë dhe janë postum duke folur pas një zgjedhje, pas votimeve fasadë të 11 majit, ku shumë mandate janë përcaktuar nga vota e krimit e patronazhimit  dhe e partisë shtet.”

Etiketa: gjekmarkajOlsian Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

14:52 : 27/10/2025
AKTUALITET

Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt!

14:42 : 27/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

14:35 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi? Çela: Po e verifikojmë! Deklarimi i rremë është vepër penale

14:17 : 27/10/2025
Para

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

TË GJITHA

Burgu i Koridhalos / Në pavijonin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

19:44 : 27/10/2025

Balliu-Dumanit: Hetoni Taulant Ballën për moskallëzim krimi në dosjen Xibraka

19:30 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com