Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që e themeloi në vitin 2006.
Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së.
Makolli bëri të ditur se dorëheqja e Pacollit është dorëzuar rreth një muaj më parë dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është njoftuar zyrtarisht për ndryshimin në drejtimin e partisë.
“Zoti Pacolli ka dhënë dorëheqje para afro një muaji dhe, në bazë të Statutit të partisë, më ka caktuar ushtrues detyre të presidentit të AKR-së. KQZ është njoftuar për këtë ndryshim,” – deklaroi Makolli.
Behgjet Pacolli ka qenë në krye të AKR-së që nga themelimi i saj në vitin 2006.














