• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Valon Lluka sfidon Pacollin: Kam vepruar vetëm me autorizimet e tij

18:35 : 01/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Ish-administratori Valon Lluka ka reaguar publikisht ndaj akuzave që lidhen me procesin e shitblerjes së aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke kundërshtuar pretendimet e biznesmenit Behgjet Pacolli.

Në një letër publike, Lluka thotë se për muaj të tërë ka zgjedhur të heshtë, por vendosi të flasë pasi, sipas tij, po mohohen dokumente dhe autorizime të nënshkruara nga vetë Pacolli dhe familjarë të tij.

Ai pretendon se procesi i transferimit të aksioneve është kryer mbi bazën e vendimeve zyrtare të kompanisë, të noterizuara dhe të apostiluara në Zvicër, duke theksuar se ka vepruar vetëm në cilësinë e personit të autorizuar nga kompania.

Sipas Llukës, në vitet 2022 dhe 2023 janë miratuar vendime dhe prokura të posaçme që e autorizonin të nënshkruante dokumentet dhe të kryente procedurat ligjore për aksionet e Aeroportit të Vlorës.

“Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument pa autorizim dhe nuk kam vepruar asnjëherë jashtë mandatit të dhënë”, shkruan ai, duke shtuar se procesi është ndjekur nga administrata, juristët dhe strukturat zyrtare të kompanisë.

Lexo edhe:

Përplasjet për Aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli rikthehet në projekt

Emaili i rëndë/ Mabco kërcënoi inxhinierët kinezë me ndërprerjen e bukës

Lluka ka publikuar një pjesë të dokumenteve dhe komunikimeve që, sipas tij, dëshmojnë se procedurat janë zhvilluar në mënyrë institucionale dhe me dijeninë e drejtuesve të kompanisë.

Ai thekson se e vërteta e këtij procesi gjendet në dokumente dhe jo në deklarata publike.

DEKLARATA E PLOTE

“Letër publike për të vërtetën rreth procesit të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Për shumë muaj kam zgjedhur të hesht.

Kam dëgjuar akuza, deklarata, intervista dhe sulme personale. Kam heshtur sepse kam besuar se e vërteta mbrohet në institucione dhe në dokumente, jo në zhurmë publike. Kam heshtur edhe nga respekti për një raport profesional shumëvjeçar me Behgjet Pacollin, duke mos dashur që një histori që nisi me besim të përfundonte në debat publik.

Kjo letër lidhet me pretendimet dhe akuzat publike të bëra muajve të fundit lidhur me procesin e shitblerjes së aksioneve në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), ku emri im është përmendur drejtpërdrejt.

Kam heshtur edhe sepse kam pritur që organet e drejtësisë, prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë.

Por kur mohohen dokumente që mbajnë firmat e Behgjet Pacollit dhe Emin Pacollit, kur mohohen vendime të nënshkruara dhe autorizime të lëshuara prej tyre, dhe kur hidhen akuza ndaj njerëzve që vetëm kanë zbatuar mandatet dhe autorizimet e marra, heshtja nuk është më përgjegjësi.

Prandaj po flas.

Me dokumente. Jo me emocione.

Në maj të vitit 2022, Mabco Construction SA miratoi zyrtarisht shitjen e aksioneve të VIA-s dhe më autorizoi mua për realizimin e procesit. Vendimi dhe autorizimi u nënshkruan, u noterizuan dhe u apostiluan në Zvicër.

Në korrik të vitit 2023, u mor një vendim tjetër për 47% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në të njëjtën ditë u lëshua edhe prokurë e posaçme që më autorizonte të nënshkruaja dokumentet dhe të kryeja regjistrimet e nevojshme ligjore.

Është me rëndësi të kuptohet një fakt shumë i thjeshtë: një kontratë shitblerjeje aksionesh nuk mund të nënshkruhet pa vendim të aksionarëve dhe pa autorizim formal të dhënë nga vetë kompania. Këto nuk janë procedura që mund të kryhen mbi bazë iniciative personale apo pa dijeninë e palëve përgjegjëse.

Vendimet dhe autorizimet, siç shihet edhe nga emailat e bashkëngjitur, më janë përcjellë që nga viti 2022 drejtpërdrejt nga vetë administrata e Mabco në Lugano, përmes komunikimeve zyrtare të kompanisë.

Përtej dokumenteve zyrtare, ka ekzistuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë lidhur me zbatimin e procesit dhe dakordimet përkatëse. Në raste konkrete, kam kërkuar konfirmime të drejtpërdrejta për hapat që duhej të ndërmerreshin dhe kam vepruar vetëm pas konfirmimeve të marra.

Këto procese nuk janë zhvilluar në mënyrë individuale apo të fshehtë.

Dokumentet janë përgatitur, përcjellë dhe ndjekur ndër vite përmes administratës, juristëve, stafit të përfshirë në komunikime zyrtare, emaila dhe procedura institucionale të kompanisë.

Dhe këtu lind një pyetje shumë e thjeshtë:

Nëse vërtet pretendohet se gjithë kjo ka qenë një “skemë” personale e imja, atëherë a po kërkohet nga publiku të besojë se administrata, juristët, menaxhmenti i lartë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe madje familjarë të ngushtë të vetë zotit Pacolli nga zyra qendrore, të cilët kanë qenë të përfshirë ndër vite në komunikime, emaila, dokumentacion, noterizime, paskëshin qenë pjesë e së njëjtës gjë pa e ditur?

Apo e vërteta është shumë më e thjeshtë:

Që procesi është zhvilluar mbi bazën e vendimeve, autorizimeve dhe dokumenteve zyrtare të kompanisë.

Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument pa autorizim.

Nuk kam vepruar asnjëherë jashtë mandatit të dhënë.

Kam bërë vetëm atë që dokumentet më kanë autorizuar të bëj.

Kjo është e vërteta.

Dhe e vërteta nuk ndryshon sipas intervistës së radhës apo interesit të momentit.

Ajo mbetet e shkruar në dokumente.

Për më shumë se 18 vite, kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi dhe besnikëri në projektet dhe kompanitë ku kam qenë i angazhuar. Kurrë nuk kam vepruar kundër interesit të kompanisë.

Për transparencë të plotë dhe respekt ndaj opinionit publik, po publikoj vetëm një pjesë të disa dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare, ndër shumë të tjera që ekzistojnë, të cilat dëshmojnë qartë natyrën institucionale të procesit, autorizimet përkatëse dhe koordinimin e rregullt të veprimeve të ndërmarra.

Sepse në fund, e vërteta nuk mbrohet nga zhurma, por nga dokumentet.

Etiketa: Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorësbehgjet pacolliIsh-administratori Valon Lluka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasjet për Aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli rikthehet në projekt

19:06 : 26/05/2026
AKTUALITET

Emaili i rëndë/ Mabco kërcënoi inxhinierët kinezë me ndërprerjen e bukës

14:10 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërcënon me arbitrazh, Valon Ademi tregon pazaret për llogari të rusëve

22:34 : 22/05/2026
AKTUALITET

Konflikti për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli kërcënon Shqipërinë me arbitrazh

20:23 : 22/05/2026
AKTUALITET

Konflikti Ademi-Pacolli për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Do i penalizojmë

14:55 : 22/05/2026
AKTUALITET

Pacolli bëzan për herë të parë se Aeroportin po ja merr Rama

17:48 : 20/05/2026
Para

"Ku është ai, s'po e gjej"/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom