• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

21:21 : 22/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sherrnaja në publik e dy biznesmenëve kosovarë, fitues të koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, po drejton projektorët në një nga tenderat më korruptivë që ka zhvilluar qeveria Rama. Në epiqendër të tij, së paku me letra, është vënë zv/kryeministrja Belinda Balluku. Nëse kësaj afere i shkohet deri në fund, ajo mund ta djegë si një incenerator që punon me fuqi të lartë karierën e saj. Lapsi.al është përpjekur të shpjegojë se përse…

Ashtu sikurse tashmë është treguar në shkrimet tona të mëparshme (shiko linkun poshtë) dihet se ky projekt u nis që në fillim si një lojë e trukuar.

Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special, “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.

Por diskutimet e dy ministrave me kompaninë dështuan. Një nga arsyet qëndronte tek shuma me të cilën do të kompensohej kompania private. Atëhere u përfol se palët nuk ranë dakord për shifrën që do të merrnin si kompensim turqit nëse aeroporti nuk do të arrinte numrin e parashikuar të fluturimeve dhe pasagjerëve.

Sot një gjë e kemi të faktuar. Kjo shumë do të jetë 140 milionë euro, pra më e madhe se i gjithë investimi i biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi që po përleshen për 130 milionë eurot që thuhet se kanë hedhur në këtë projekt.

Lexo edhe:

Bardhi publikon dokumentet: Belinda Balluku e përfshirë në aferën e Aeroportit të Vlorës

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

Por nga dështimi i planit të parë për konkludimin e ligj special deri tek organizimi i një tenderi të dytë fallco, nuk kaluan vetëm më shumë se dy vite e ca, aty ndodhi edhe një ndryshim tjetër. Të “pa aftët” Ahmetaj dhe Gjiknuri u zëvendësuan nga punëmbaruara Balluku.

Tashmë janë të njohura të gjitha shkeljet dhe manipulimet me tenderin e hapur në fund të vitit 2021, që shpalli fitues Behgjet Pacollin, Valon Ademin dhe kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve. Kompania rivale me ta, britanikja AL-DE Corporation LTD, që zotohej ta ndërtonte veprën me 80 milionë euro (pra me shumë më pak para), u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Sikur kjo të mos mjaftonte rregullat e garës u ndryshuan vetëm 4 ditë para zhvillimit të saj në favor të Pacolli & CO. Nëse fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.

Por, edhe pasi gara manipulative përfundoi me fitoren e bashkimit Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind, surprizat nuk reshtën. Turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre.

Dhe pikërisht këtu shfaqet fuqishëm roli i errët i Belinda Ballukut. Me fuqinë e ministres që përfaqëson Autoritetin Kontraktor ajo s’duhej ta miratonte këtë kalim aksionesh. Tenderi ishte fituar vetëm falë prezencës së turqve që kishin edhe garancinë financiare edhe mbi të gjitha atë teknike për ndërtim aeroportesh. Nëse ata largoheshin gara quhej e pavlefshme. Por në Dhjetor të vitit 2022, Belinda Balluku e ka miratuar këtë shitje aksionesh që është bërë edhe molla aktuale e sherrit mes dy aksionerëve të mbetur. Gazetarja Ola Xama ka publikuar dokumentin që mban firmën e Ballukut (shiko ktu poshtë).

Xama shkruan: “Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që te vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare”!

Po përse, pas organizimit të një tenderi fallco Balluku e ka pranuar edhe këtë shkelje të re flagrante? Mos aksionet e lëna nga turqit ishin destinuar për dikën tjetër? Përgjigjen e jep në një shkrim të tij (shiko linkun poshtë) gazetari Klodian Tomorri: “Problemi tani është se Behgjet Pacolli u bë aq tahmaqar saqë nuk po lëshon pjesën që pati rënë dakord kur i patën dhënë tenderin”.

Ai e shpjegon sepse: “Në momentin kur Belinda Balluku hodhi firmën që miratoi shitjen e aksioneve nga turqit e Yda Group tek Behgjet Pacolli, tenderi i aeroportit të Vlorës u rrëzua. Sepse turqit ishin të vetmit në konsorciumin fitues, të cilët plotësonin kriteret e ekspertizës. Kjo e shndërroi të gjithë tenderin në një procedurë fiktive të manipuluar, pasi kriteri i ekspertizës në menaxhimin e aeroporteve ka penguar shumë kompani të tjera, që të garonin dhe të ofronin çmime më të volitshme për qytetarët shqiptarë”.

Pra, roli i Belinda Ballukut, që i mori përsipër Ramës ta mbyllte këtë punë, është përcaktues në skandalin që ka përfshirë sot aeroportin e Vlorës. Ajo u emërua ministre në janar të vitit 2019, pasi tentativat e Gjiknurit dhe Ahmetajt për të mbyllur një kontratë me një kompani tjetër kishin dështuar. Në periudhën e Ballukut shuma e kompesimit për humbjet u rrit ndjeshëm. Nën drejtimin e saj u zhvillua një garë e trukuar ku fitoi Behgjet Pacolli. Një nga atutë e kësaj “fitoreje” qe ekzistenca e kompanisë turke e cila kishte financën dhe përvojën në ndërtimin e aeroporteve. Por me firmën e saj (dokumenti sipër) Balluku e miratoi shitjen e 40% të aksioneve turke tek Pacolli, vetëm për 4200 euro. Ndërkohë që duhej të kishte anulluar procedurën, apo të përsëriste garën, ajo zgjodhi të mbyllë sytë.

Natyrisht që Belinda nuk e ka bërë këtë duke ngrënë kumblla apo dardha prapa shpinës së shefit. Nisma për një gropë me aeroportin e Vlorës ishte projektuar para se ajo të bëhej anëtare kabineti. Por roli dhe firmat janë të saj. Prandaj tek ky skandal ajo gjendet në të njëtin pozicion me ata që zbatuan urdhërat për djegësat e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës./Lapsi.al

Etiketa: aeroporti i vloresbelinda ballukudokumentatEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon dokumentet: Belinda Balluku e përfshirë në aferën e Aeroportit të Vlorës

20:39 : 22/10/2025
AKTUALITET

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

18:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

“I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

11:30 : 22/10/2025
Para

Skandal me subvencionet e BE për fermerët në Greqi, 37 të arrestuar

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com