• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
në BOTA

Kina ka rimarrë vendin e parë si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, sipas “Reuters”.

Të dhënat paraprake nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se vëllimi i tregtisë mes Gjermanisë dhe Kinës arriti në 163,4 miliardë euro, kundrejt 162,8 miliardë eurove me Shtetet e Bashkuara . Ky zhvillim vjen vetëm një vit pasi Uashingtoni i kishte marrë Pekinit vendin e parë pas tetë vitesh dominim kinez në tregtinë me Gjermaninë.

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe rritja e tarifave doganore kanë ndikuar drejtpërdrejt në eksportet gjermane drejt SHBA-së. Eksportet ranë me 7,4% gjatë periudhës janar-gusht, ndërsa vetëm në muajin gusht u regjistrua një rënie e ndjeshme prej 23,5% krahasuar me një vit më parë. Industria automobilistike, kimike dhe e makinerive shtyllat e eksporteve gjermane , janë ndër më të goditurat.

Përfaqësues të sektorit gjerman të tregtisë e lidhin rënien e shitjeve me vijën e ashpër proteksioniste të Uashingtonit. Sipas tyre, jo vetëm tarifat, por edhe pasiguria politike po frenojnë kërkesën për produktet gjermane në tregun amerikan. Ekonomistët parashikojnë se me euron e fortë dhe me kërcënimin për tarifa të tjera, eksportet drejt SHBA-së nuk pritet të rikuperohen shpejt.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet tregtare me Kinën po marrin një drejtim të dyfishtë; eksportet gjermane drejt tregut kinez ranë me 13, 5%, por importet kineze u rritën me 8,3%, duke arritur në 108,8 miliardë euro. Ekonomistët paralajmërojnë se kjo rritje e importeve, , po nxit rrit varësinë e industrisë gjermane nga Kina dhe po e vë në presion prodhimin vendas.

Lexo edhe:

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

Pekini po konsolidon pozitat në sektorë strategjikë si automjetet elektrike, bateritë dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme, ku konkurrenca me Gjermaninë është bërë e drejtpërdrejtë. Berlini prej kohësh ka deklaruar se dëshiron “reduktim rreziku”, e jo shkëputje nga Kina, por të dhënat e fundit tregojnë se varësia mbetet e lartë dhe madje po zgjerohet.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve, Gjermania ndodhet mes dy fuqive ekonomike që po e tërheqin në drejtime të ndryshme: një SHBA gjithnjë e më proteksioniste dhe një Kinë gjithnjë e më dominuese në tregjet globale. Me ekonominë gjermane të ngadalësuar dhe me tensione të reja tregtare në horizont, Berlini pritet të përballet me vendime strategjike për të mbrojtur industrinë e vet pa u shkëputur nga tregjet që i duhen për të mbijetuar.

Etiketa: gjermaniakinaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
RAJONI

Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

21:17 : 24/07/2026
RAJONI

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

16:52 : 24/07/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026
SPORT

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e Gjermanisë

11:47 : 24/07/2026
RAJONI

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

19:38 : 23/07/2026
Para

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş