Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.
Avokati u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.