• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
në BOTA

Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, kishin jashtëzakonisht shumë punë gjatë bombardimeve të natës me raketa dhe dronë nga Rusia.

Rreth 700 kilometra mbi to po kalonin në heshtje satelitë spiunë kinezë, sipas inteligjencës ukrainase.

Kremlini e ka mohuar se Kina po i jep të dhëna për fushën e betejës, duke thënë se i ka satelitët e vet. Megjithatë, ekspertët thonë se, në fakt, Rusia ka shumë nevojë për ndihmën kineze.

“Infra­struktura e Rusisë është mjaft e vjetër dhe e dobët,” tha Clayton Swope, i cili ka kaluar 14 vjet në Agjencinë amerikane të Inteligjencës (CIA), kryesisht në Drejtorinë e Shkencës dhe Teknologjisë.

Lexo edhe:

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

“Duket si një gjë e vetëkuptueshme që, nëse Kina është e gatshme t’i ofrojë diçka, qoftë nga ndonjë kompani apo nga kapacitetet e veta shtetërore, Rusia do ta shfrytëzojë atë”, tha për Radion Evropa e Lirë Swope nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me bazë në Uashington.

Kapacitetet e satelitëve spiunë të Kinës

Duke pasur parasysh natyrën e klasifikuar të këtyre të dhënave, është e vështirë të dihet saktësisht sa satelitë spiunë ka çdo shtet.

Një raport i publikuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së në vitin 2022, me titull: Sfida për Sigurinë në Hapësirë, vlerësonte se Kina kishte 262 satelitë për ISR (inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim), krahasuar me 32 të Rusisë.

“Rusia, në fakt, filloi të blinte imazhe satelitore tregtare në tregun e lirë në prill të vitit 2022”, tha për REL-in Juliana Suess nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

“Kjo na tregon se Rusia e kuptoi që kjo është diçka që do t’i duhej. Dhe, gjithashtu tregon se kapacitetet e saj sovrane nuk mjaftonin për ta mbushur atë boshllëk”, theksoi ajo.

Ka hendek edhe në cilësi gjithashtu, kryesisht për shkak të flotës së vjetruar të satelitëve rusë. Disa prej tyre datojnë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, por ka pasur edhe lëshime më të reja, përfshirë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Por, edhe satelitët më të rinj rusë janë ndikuar nga sanksionet perëndimore të kohës së luftës.

“Kjo është padyshim diçka me të cilën po përballen, se ku i sigurojnë komponentët. Satelitët rusë historikisht janë prodhuar nga pjesë perëndimore”, tha Suess.

Në gusht, kreu i prodhuesit më të madh rus të anijeve kozmike hapi një dritare të rrallë në problemet me të cilat përballet industria hapësinore e vendit, duke thënë se “duhet të ndalojmë së gënjyeri veten” për gjendjen ku ndodhet ajo.

Igor Maltsev, kreu i kompanisë Energia, foli për mungesë kronike fondesh, procese “joefektive” dhe mungesë motivimi.

“Ne, padyshim, kemi parë që Rusia po përpiqet t’i forcojë kapacitetet e saj. Por, në përgjithësi, mund të themi se Rusia nuk ka kapacitete të mira për vëzhgimin e Tokës, dhe ky është një problem më i gjerë që lidhet me prapambetjen e madhe të industrisë së saj hapësinore”, tha Suess.

Cilësia e satelitëve kinezë, veçanërisht në lidhje me radarin e aperturës sintetike (SAR) – që mund të “shohë” përmes reve – konsiderohet zakonisht shumë më e lartë sesa ajo e Rusisë, duke ofruar imazhe me rezolucion më të lartë dhe ndërtim të pamjeve tredimensionale.

“Në aspektin e sasisë, larmisë dhe cilësisë së të dhënave që Kina mund të sigurojë, nuk ka dyshim se ato do të jenë të dobishme për analistët e inteligjencës dhe ushtrisë ruse”, tha për REL-in Bleddyn Bowen, i cili e kishte këshilluar Pentagonin dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për politikat hapësinore.

Përparësia kryesore, tha Bowen, i cili është profesor në politikën astro-strategjike në Universitetin Durham, është vlerësimi më i saktë i dëmeve në betejë.

“Kjo mund të ndihmojë në gjurmimin më të mirë të lëvizjeve ushtarake ukrainase… Nëse një kodër është braktisur dhe askush nuk ndodhet më aty, dhe sateliti e sheh këtë, atëherë nëse merr njoftimin një orë pas ndodhjes në vend që të presësh katër orë, forcat e tua mund të reagojnë shumë më shpejt”, shpjegoi ai.

Deri më tani, kjo ka qenë një fushë ku Ukraina ka pasur përparësi ndaj Rusisë, duke marrë informata satelitore nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë. Rëndësia e këtyre të dhënave u nënvizua kur Uashingtoni pezulloi përkohësisht furnizimin me to më herët këtë vit.

Kjo ndërprerje njëjavore pengoi aftësinë e Ukrainës për të kryer sulme efektive me dronë me rreze të gjatë dhe e la atë “në terr” ndaj lëvizjeve të bombarduesve strategjikë rusë dhe lëshimeve të raketave balistike.

Çfarë dëshiron Kina?

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa të dhëna, nëse ka, Kina po ia dërgon realisht Rusisë. Zyrtarët perëndimorë janë përmbajtur nga akuza të drejtpërdrejta publike mbi këtë çështje.

“Kina është mundësuesi vendimtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Ajo gjithashtu furnizon pothuajse 80 për qind të artikujve me përdorim të dyfishtë që Rusia ka nevojë për të vazhduar luftën”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit për REL-in.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis këtyre dy vendeve do të kontribuojë më tej në paqëndrueshmërinë globale dhe do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera më pak të sigurta”, shtoi zyrtari.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, në Tianjin, Kinë, më 31 gusht.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, në Tianjin, Kinë, më 31 gusht.

Në një intervistë për Current Time të REL-in, Komisionari i Bashkimit Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ishte i kujdesshëm në përgjigje.

“Cili është qëndrimi i Kinës për tërë këtë luftë? Ne mund të hamendësojmë. Duket se ata janë të prirë ta mbajnë këtë luftë sa më gjatë që të jetë e mundur, të mësojnë prej saj dhe të mbështesin, në një mënyrë a tjetër, palën ruse”, tha ai.

Swope theksoi se dihet shumë pak për satelitët specifikë, Yaogan, që raportohet se kanë spiunuar mbi Ukrainë. Tre prej tyre, tha ai, ishin të pajisur me radarë SAR.

“Mendoj se pyetja e madhe është… a po ofrojnë ata vetëm të dhëna strategjike apo edhe taktike për atë që po ndodh në fushën e betejës? Apo këto sisteme janë ndoshta të lidhura me mënyrën se si drejtohet një raketë?” tha ai.

Ngjashëm, shtoi ai, satelitët kinezë mund të kenë mbledhur të dhëna vetëm për studim në Pekin, “për vlerësimin e tyre të mënyrës se si do të zhvillohen luftërat në të ardhmen”.

Bowen u pajtua se synimet e Kinës mbeten të paqarta.

“Do të shihet se sa e ngushtë dhe sa taktike është në të vërtetë kjo marrëdhënie midis Rusisë dhe Kinës”, tha ai. “Sepse ata nuk janë aleatë natyralë. Kina nuk dëshiron ta zbulojë plotësisht dorën e saj ndaj rusëve”.

Një çështje tjetër e rëndësishme është kapaciteti për t’i pranuar dhe përpunuar të dhënat e marra. Këtu bëhet vendimtar përpunimi i të dhënave, dhe nuk është e qartë se çfarë aftësish ka Rusia në këtë drejtim.

“Kjo është diçka me të cilën përballen edhe ushtritë perëndimore”, tha Suess.

“Ne flasim për një fushëbetejë të pasur me sensorë sot, por gjëja kryesore është përpunimi. Këtu hyn inteligjenca artificiale, këtu hyn algoritmi, për të filtruar sasinë masive të të dhënave që merr”, shtoi ajo./REL

Etiketa: kineRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
BOTA

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

10:08 : 14/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
Para

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

TË GJITHA

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com